Your Life

Me këmbë në tokë

Të qenit të përunjur (“humble” në anglisht, “umile” në italisht) merr shpesh herë konotacione negative, në këtë botë “kap ça t’kapësh”. Por praktikimi i përunjësisë është një shteg i sigurtë dhe i vjetër sa vetë bota, drejt lumturisë dhe iluminimit. Provo këtë ushtrim, herën tjetër që do të ndjesh mbi shpatullat e tua peshën e botës…

Kur të jetë errësuar, dil dhe ulu pa zhurmë në një stol. Ngri kokën dhe shih yjet. Mendo se sa shumë njerëz ka nën ata yje, në fshatin apo qytetin tënd. Mund të jenë deri 80 milionë, ose edhe vetëm 80. Tani mendo numrin e njerëzve në shtetin tënd, dhe më pas 7.9 miliardë njerëzit në botë.

Ndoshta disa prej tyre, po bëjnë të njëjtën gjë si ti, po shohin yjet dhe reflektojnë se sa të vegjël janë.

Hidhu sërish një sy atyre yjeve.

Më i afërti me Tokën, Alpha Centauri, ndodhet 4 vite dritë larg, që do të thotë se ti po sheh yllin e katër viteve më parë.

Betelgeuse, nga ana tjetër – pjesë e konstelacionit të Orionit – ndodhet rreth 640 vite dritë larg. Nëse ai do të shpërthente sot, ne nuk do e merrnim vesh pa kaluar disa shekuj.

Ndiheni të vegjël? Por edhe disi më pak të shqetësuar?

Kjo është të ndjesh përunjësi.

Nga fjala latine “humus” – dheu – të ndjesh përunjësi do të thotë të zbresësh sërish me këmbë në tokë.

Në mënyrën më të mirë të mundshme.

Back to top button