Magazine

Me këtë fustan të ngushtë, Princesha Kate tregoi për herë të parë shtatzëninë

Ka veshur një fustan të gjatë e të ngushtë, duke shfaqur barkun në muajin e tretë të shtatzënisë. Kate Middleton është shfaqur rrezatuese në një gala bamirësie në Pallatin Kensington, e veshur me po të njëjtën veshje të Diane Von Furstenberg që kishte veshur në vitin 2014, kur ishte shtatzënë prej pak kohësh me Charlotte.

Dukesha e Kembrixhit, e cila do të lindë një fëmijë të tretë në prill, u shfaq në formë të shkëlqyer: me sa duket, “Hyperemesis gravidarum” nga e cila vuan, po i zbutet, duke i dhënë mundësinë që të marrë pjesë me kënaqësi në ngjarje publike.

Mbrëmja gala u mbajt në nder të Qendrës Kombëtare “Anna Frojd”, për Fëmijë dhe Familje. Dukesha u takua me fëmijët dhe familjet që janë ndihmuar nga qendra gjatë viteve. Peter Fonagy, shefi ekzekutiv i shoqatës, theksoi interesin e Kate për shëndetin mendor të nënave: “Ne përpiqemi as të ndërhyjmë sa më shpejt të jetë e mundur në jetën e fëmijëve për të përmirësuar mirëqenien mendore të tyre. Dukesha e Kembrixhit është e bindur se shëndeti mendor luan një rol të rëndësishëm”. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button