Lajmi ne perditesim te vazhdueshem
Prokuroret turq kane nxjerre flete arreste per 140 anetare te Gjykates Kushtetuese dhe 48 anetare te Keshillit te Shtetit, pas grushtit te deshtuar te shtetit qe ndodhi te premten
Turkish Airlines ka rinisur fluturimet nderkombetare nga Aeroporti i Stambollit.
CNN Turk ka njoftuar se ka perfunduar nje operacion per arrestimin e komplotisteve ne zyrat e shtabit qendror te ushtrise turke.
Fetullah Gylen i akuzuar se qendron prapa grushtit te shtetit, e ka denuar me force ate.
Sekretari i Shtetit i Shba, John Kerry ka bere te ditur se nuk ka mberritur asnje kerkese nga Turqia per ekstradimin e Fetullah Gylenit.
TurkishAirlines ka anuluar dje dhe sot 925 fluturime te brendshme dhe nderkombetare.
Shtetet aleate te Turqise ne Lindjen e Mesme kane shprehur njezeri mbeshtetjen per te fortin e Ankarase, Erdogan dhe kane denuar grushtin e shtetit.
Pas nje nate konfuzioni dhe gjakderdhje, ne Ankara eshte rikthyer qetesia.
Deklarata me e fundit e presidentit turk, Erdogan pas perpjekjes se nje grupi ushtarakesh per ta rrezuar me grusht shteti: Nuk shkoj asgjekundi, jam me popullin!
Forcat speciale shpetojne Shefin e Shtabit te Turqise, i cili ishte mbajtur peng gjate gjithe nates prej organizatoreve te grushtit te shtetit. Hulusi Akar qe mbajtur peng prej ushtareve rebele.
Turqia emeron kreun e Ushtrise se Pare, nje grup divizionesh te ushtrise, si Shef Shtabi te perkohshem, duke qene se per nje kohe te gjate, nuk dihej asgje per fatin e Shefit te Shtabit
Disa prej pjesemarresve ne grushtin e shtetit kane marre peng nje fregate dhe aty po mbajne peng kreun e flotes turke.
Rreth 20 prej komplotuesve kryesore kane vdekur, 30 jane plagosur.
Kryeministri Erdogan u ka bërë thirrje popullit që të qëndrojnë në rrugë, pasi rreziku i grushtit të shtetit nuk është eleminuar tërësisht.
Një helikopter ushtarak turk është ulur në Greqi dhe tetë ushtarakë po kërkojnë azil, sipas policisë greke.
Gjeorgjia ka urdhëruar mbylljen e kufirit të saj me Turqinë mes paqëndrueshmërisë nga përpjekja për grusht shteti ushtarak.
Qeveria e Erdoganit mund të rivendosë dënimin me vdekje, paralajmëron nënkryetari i partisë së presidentit.
265 vetë është bilanci i të vdekurve dhe 1440 ai i të plagosurve.
Kryeministri turk tha se 2839 pjesëtarë të ushtrisë janë ndaluar, nga ushtarë të zakonshëm, deri në oficerë të lartë.
Kryeministri turk tha se grushti i shtetit dje ishte një “njollë e zezë për demokracinë turke”.