“Mos më thuaj “budalla” apo “gomar”, janë fjalë me shije të hidhur.
Mos më thuaj: “Prit, do të përgjigjem më vonë”. Nëse të pyes në këtë moment, e kam një arsye.
Mos më pyet gjithmonë se pse e kam bërë apo do ta bëj diçka. Kam ndjerë siguri. Nëse nuk më ulëret, sigurisht do të ndihem më i lumtur.
Mos më kërko gjëra me shantazh, ose përndryshe do të mësoj çmimin për t’u shantazhuar, jo për dashuri, as sepse do të dëshiroj të ndihem i shantazhuar, por sepse do të ndihem i detyruar nga ti.
Nëse jam i lodhur dhe nuk kuptoj asgjë, është sepse edhe mendja ime do të jetë e lodhur. Mos më bërtit edhe nëse derdh qumështin. Kush e di sa herë e ke derdhur kur ke qenë vetë fëmijë.
Mos më thuaj kurrë se nuk mund të bëhet. Nga e thëna në të bërë, nuk gjendet gjithmonë një det i tërë.
Mos më thuaj as se nuk mundem dot ta ndryshoj botën, ose do ta besoj në të qindtën e sekondës. Nëse shton në fjalët e tua “por”, “ndoshta”, “mbase”, ji e sigurtë se nuk do t’ia dal. Më vonë, nëse mund t’ia dal mbanë i vetëm, mos më ndihmo, dhe unë do arrij të fluturoj.
Më thuaj fjalë të bukura dhe ta siguroj se do të prek yjet”. – S. Contardi