Shendeti

Me tre hapa të thjeshtë mund të eleminoni problemet me tretjen e ushqimit

Mbarëvajtja e punëve në sistemin tretës është gurëthemeli i të gjithë shëndetit të organizmit.

Sistemi tretës përbën shtysën dhe energjinë për një sistem të shëndetshëm imunitar, humorin, sheqerin në gjak dhe gjallërinë.

Tretja është një mision shumë i rëndësishëm.

Falë saj, shëndeti i njeriut mund të përmirësohet ose të përkeqësohet.

Përmirësimi i tretjes nuk ka nevojë për truke magjie apo kura të komplikuara.

Në shumë raste, tretja mund të përmirësohet ndjeshëm falë vetëm tre hapave, të cilat do t’i mësoni këtu në AgroWeb.org.

Si Të Përmirësoni Tretjen Në 3 Hapa

Përpara se të lexoni më poshtë, ekspertët e AgroWeb.org nënvizojnë se ndryshimi në ushqyerje mund të rregullojë përkohësisht ekuilibrat e tretjes.

Megjithatë, një gjë e tillë nuk mund të zgjidhë problemet e fshehura të të gjithë sistemit që e ngadalësojnë atë.

Mos Hani Kur Jeni Të Zemëruar, Të Stresuar Apo Në Këmbë

Ekspertët këshillojnë që të mos hani në këmbë, kur jeni të zemëruar, të stresuar apo duke parë televizor.

Prania e stresit vë në alarm sistemin nervor dhe të gjithë organizmin duke penguar tretjen.

Por, kur jeni të qetë gjatë një vakti, sistemi para-simpatetik nervor aktivizohet, qetësohet dhe inkurajon tretjen.

Shtrihuni Në Anën e Majtë Pas Një Vakti

Pas një vakti të rëndë, dëshira për t’u shtrirë në divan ose në shtrat vjen krejt natyrshëm.

Megjithatë, ekspertët thonë se nëse do të shtriheni bëjeni atë  në anën e majtë.

Një gjë e tillë  do të mundësojë lëvizjen e ushqimit dhe zbrazjen e stomakut.

Nëse shtriheni në anën e djathtë, graviteti do të detyrojë ushqimin të largohet parakohe dhe i patretur nga stomaku në zorrën e hollë.

Studimet konfirmojnë se edhe fëmijët që shtrihen në anën e majtë pasi janë ushqyer kanë më pak probleme me tretjen.

Ecja

Ekspertët paralajmërojnë se mjaftojnë 15 minuta ecje pas një vakti për të ulur sheqernat në gjak dhe për të përmirësuar tretjen.

Sipas tyre, nëse synoni të ecni gjatë, bëjeni këtë rreth orës 10:30 të mëngjesit ose në orën 16:30 të mëngjesit.

Në këto orare, ekspertët kanë vënë re se ecja ndihmon në uljen e sheqernave në gjak në mënyrë të ndjeshme.

Sipas studimeve, ecja e shkurtër menjëherë pas vaktit është më efikase për rënien në peshë se ecja një orë pas vaktit./AgroWeb.org

Leave a Reply

Back to top button