Horizonti.al

Medalja e Shën Benediktit, yshtja për djallin

Screen Shot 2016-05-26 at 14.12.30Në njërën anë të medaljes është kryqi i Shën Benediktit, dhe disa vargje të një yshtjeje për të përzënë djallin. Gërmat rrotull e medaljes (V.R.S.N.S.M.V.) janë arkonomi i “Vade retro Satana; nunquam suade mihi vana (Shporru Satan! Nuk tundohem nga ato gjëra të kota). Mësimet e Shën Benediktit kanë qenë rreth e rrotull prej shekujsh, të regjistruara të plota në shkrimet e shekullit VI të Shën Grigorit të Madh.

Por yshtja që zbukuron medaljen e tij erdhi shumë më vonë, dhe u zbulua gjatë një gjyqi kundër magjisë. Në vitin 1647, një grup grash u nxorrën para gjyqit për magji në qytetin bavarez të Naternbergut. Ato dëshmuan se ndërsa fituan fuqinë e magjisë me ndihmën e djallit, ekzistonte vetëm një vend ku fuqitë e tyre neuralizoheshin…katedralja aty pranë në Meten.

Gratë pohuan se ajo gjendej nën një lloj mbrojtje veçanërisht të fuqishme, dhe se ato nuk qenë në gjendje të kapërcenin atë çfarëdoqoftë që mund të ishte. Kur Katedralja u kontrollua për të zbuluar atë që i mbante larg shtrigat, ata gjetën më në fund diçka.  Kryqe të pikturuara të varura në muret e Katedrales, me të njëjtin mbishkrim që përdoret tani në medalje.

Nuk kishte asnjë të dhënë se për çfarë ishin ato gërma, derisa u zbulua një dorëshkrim të vitit 1415. Ai përshkruante iluminimin e shenjtorit që mbante një rrotull dhe një grup ndihmësish. Në atë libër ndodhej e gjithë yshtja që tashmë është e lidhur me Benediktin. Yshtja që kishte mbytur  fuqinë  shtrigave u bë e famshme në shekullin XVII-të, dhe medalja e vulosur me shkronjat e sipërpërmendura u përhap në të gjithë kontinentin.

Ato u bënë të njohur si tepër të efektshme për cilindo që vuan nga posedimet demoniake. Besohej gjithashtu se medalja siguronte mbrojtjen hyjnore, ndihmonte në largimin e çdo gjëje të keqe, por dhe në fund të fundit sillte një paqe mendore e një zemër të pastër./bota.al

Leave a Reply

Back to top button