Magazine

Meghan Markle dhe Harry përgatiten të transferohen në Los Angeles

Dhe Kate Middleton mendon hakmarrjen, me ndihmën e Mbretëreshës

Meghan Markle dhe Harry përgatiten të transferohen në Los Angeles dhe Kate Middleton mediton hakmarrjen, me ndihmën e Mbretëreshës. Kjo u zbulua nga tabloidet e shumta sipas të cilave Dukët e Sussex po qëndronin vetëm kalimthi në Kanada. Burime të afërta me ish-aktoren në fakt raportojnë se qëllimi i saj është të kthehej si protagoniste në botën e shkëlqyeshme të Hollivudit, nga e cila ishte larguar, pas fejesës dhe martesës me djalin e dytë të Dianës.

Që Meghan ka qenë gjithmonë jotolerante ndaj rregullave të gjykatës kjo dihet, por tabloidët janë të sigurtë se, që nga fillimi plani i saj ishte pikërisht të merrte titullin e dukeshës dhe të linte Familjen Mbretërore. Mbretëresha e cila, pas samitit të Sandringham, është gjithnjë e më pranë Kate Middleton, është gjithashtu e bindur për këtë.

Dukesha e Kembrixhit dhe Uilliami janë ata që vuajnë më shumë pasojat e Megxit. Middleton është gjithnjë e më e lodhur nga angazhimet dhe, siç zbulojnë burimet e Pallatit, ajo punon pa pushim për 18 orë në ditë. Një situatë që e ka bërë të humbasë shumë peshë dhe gjumin, e ndarë midis detyrës ndaj Kurorës dhe nevojës për të qenë një nënë e mirë për George, Charlotte dhe Louis.

Zgjedhja e Harry dhe Meghan ka dëmtuar shumë Kate dhe Uilliam që ende nuk e kanë marrë veten nga lajmet. Dukesha e Kembrixhit ka qenë gjithmonë shumë afër kunatit të saj dhe kjo situatë e ka bërë të vuajë shumë. Aq sa, nën presion dhe zemërim, ka vendosur tashmë të planifikojë hakmarrjen. Si? Natyrisht, me ndihmën e Mbretëreshës.

Në të vërtetë, Sovrania po planifikon të largojë Meghanin nga Harry. Revista amerikane Globe raporton se Sovrania do të ishte i gatshme të shpenzonte një shumë tejet të madhe, në mënyrë që të sjellë nipin e saj të preferuar në Angli, duke bërë që ai të divorcohet nga Markle. Një hakmarrje që do të kryhej me mbështetjen e Kate Middleton, e cila tani është bërë e preferuara e saj. / meb.al

Leave a Reply

Back to top button