Arsyeja e vërtetë pse Harry u martua me Meghan Markle është se ai shihte tek ajo nënën e tij, Lady Diana. Kështu thotë Dr. Phil, një psikolog i famshëm amerikan.
Me fjalë të tjera, Zonja Markle arriti të magjepste Princin e bukur, duke mishëruar të gjitha karakteristikat që e bënë dikur unike, bashkëshorten e Charlesit. Sipas ekspertit, Harry pa tek Meghan pasqyrimin e nënës së tij, që iku nga kjo botë para kohe, dhe kjo e ka shtyrë në krahët e saj.
“Diana ishte e paturpshme, e bukur dhe e pavarur dhe Harry u martua me një grua të paturpshme, të bukur dhe të pavarur”, tha Dr. Phil për TMZ, duke theksuar se Princi kurrë nuk donte të “bëhej pjesë e kopesë dhe ta ndiqte si dele”. Psikologu argumenton se Harry kurrë nuk ka menduar të përkulet para procedurave të Kurorës dhe të jetë pjesë e strukturës së rëndë të Oborrit.
Harry është një shpirt rebel si Diana dhe kërkoi një bashkëshorte, që të ishte si ai e pavarur. Vetëm se, Meghan shkoi shumë larg dhe theu rregullat e lojës. Ose më saktë, e planifikuar tashmë që para dasmës, siç pretendohet nga Globe, të bashkohej me Familjen Mbretërore, të fitonte famë dhe shikueshmëri falë titullit fisnik, duke ndjekur interesat e veta. Por mbase ajo nuk e kishte llogaritur që përkundër fuqisë bindëse dhe mbështetjes së burrit të saj, ishte e pamundur të përthyente protokollin për të bërë atë që dëshironte.
Prandaj, erdhi hapi tjetër: Megxit, ndarja nga Monarkia, marrja me vete e Harryt të cilin, megjithatë, ajo duket se dëshiron ta heqë qafe brenda 5 viteve, me një divorc. Edhe pse mund të vijë një fëmijë i dytë. Sipas asaj që raporton “Neë Idea”, Dukesha tashmë mund të mbetet shtatzënë. Dhe provat qëndrojnë në deklaratat e Misha Noon, një nga mikeshat e saj më të mira.
Pas gjithë këtyre duket se qëndron nëna e Zonjës Markle, Doria Ragland. Mësuesja e Yogas që jeton në Los Angeles, e vetmja nga familja e Meg që ka pasur kontakte me Pallatin Buckingham, e cila duket se e ka mbështetur dhe këshilluar vajzën e saj që të largohej nga Anglia, për t’u vendosur në Kanada. Harry u informua për vendimin e saj, kur qe bërë tashmë fakt i kryer. Duket gjithashtu se Doria e bindi Princin që të mbështeste Meghanin në këtë largim, pa dashur të kërkonte pajtim me Familjen Mbretërore.
Nëse po, atëherë trishtimi i Harryt bëhet i qartë./meb.al