Psikologji

“Mendimet e tua mund të të sëmurin…”. Bën mirë ta lexosh këtë material

95% e personit që ne jemi, kur jemi 35 vjeçë, është një set me sjellje të memorizuara, reagime emocionale, zakone të pandërgjegjshme dhe besime. Gjithçka funksionon si një program kompjuteri. Një person mund të thotë me 5% të pjesës së ndërgjegjshme të trurit, se: “Unë dua të jem i shëndetshmë, dua të jem i lumtur, dua të jem i lirë”, por trupi i atij personi mund të jetë duke punuar me një program tjetër. Kështu që, si mundet që një person të bëjë ndryshimet e duhura për të arritur ato që dëshiron?

Duhet të shkosh përtej të menduarit analitik, sepse është i menduari analitik që ndan pjesën e ndërgjegjshme me të pandërgjegjshmen. Këtu fillon edhe meditimi të marrë vlerë, sepse mund t’i mësosh të tjerët me praktikë se si të ndryshojnë të menduarin e tyre, por vetëm kur ata e arrijnë ta bëjnë këtë gjë në mënyrën e duhur, hyjnë në sistemin operativ, në të cilin fillojnë të ndodhin ndryshime vërtet të rëndësishme.

Shumë njerëz presin një humbje, një dështim, një traumë, një dhimbje për të nisur të ndryshojnë. Dhe unë dua të di, pse duhet të presin për të mësuar se si të ndryshojnë nga diçka negative, kur mund të mësojnë të ndryshojnë nga një moment kënaqësie apo frymëzimi. Nuk ke pse pret për suksesin tënd për t’u ndjerë i pushtetshëm, apo për të pasur para që të mendosh se je i pasur. Është e gabuar të presësh një ndryshim nga jashtë për t’u ndjerë mirë përbrenda. Duhet të ndihesh mirë përbrenda për të ndryshuar nga atë që ndodh nga jashtë, sepse universi “i dëgjon” mendimet e tua. Shumë njerëz e bëjnë këtë gabim dhe presin të ndryshojnë gjërat në mjedisin që i rrethon, për të ndryshuar mënyrën se si mendojnë. Në momentin që ndihesh i bollshëm dhe i pasur, apo që beson tek vetja, arrin t’i transmetosh këto mendime pozitive edhe tek të tjerët.

Mos harroni të mos luani asnjëherë rolin e viktimës duke thënë se dikush apo diçka e ka fajin për gjërat që ju kanë ndodhur. Janë ndjenjat dhe mendimet e tua ato që kanë krijuar botën tënde. Besoje këtë gjë dhe do të kuptosh se ti je krijuesi i realitetit tënd.

Është një fakt tashmë shkencor se stresi arrin të krijojë modifikime gjenetike brenda nesh, të tilla që mund të çojnë deri në sëmundje. Duke pasur parasysh madhësinë e neokorteksit në tru, një përgjigje stresante mund të prodhohet thjesht prej mendimeve tona. Me pak fjalë, mendimet tona mund të na sëmurin. Por nëse është e mundur që mendimet tona të na sëmurin, a është e mundur që mendimet tona të na bëjnë të ndihemi mirë? Përgjigja është, absolutisht po.

Leave a Reply

Back to top button