Magazine

Mendimi ynë fluid dhe pse nuk dimë më se ç’të besojmë

 

Kur bëj pjesëtime apo shumëzime të gjatë, nuk kërkoj t’i bëj me mendje, sepse shumë kohë më parë më kanë mësuar të shkruaj të gjithë pasazhet. Falë letrës dhe lapsit, tani jam “më i zoti” në aritmetikë. Në po të njëjtën mënyrë, sot nuk përpiqem të kujtoj disa informacione, sepse për këtë më ndihmon interneti. Ai është sot letra dhe lapsi im, dhe jam bërë më i zoti në mbledhje informacionesh. Por vetëdija ime është më e brishtë. Për çdo informacion që gjej, është dikush që thotë të kundërtën. Çdo e dhënë ka “anti”-n e saj. Hapësira e madhe e internetit vë në një pozicion si të dhënat, ashtu edhe anti të dhënat. Disa janë budallallëqe, të tjera bindëse. Nuk mund të lëmë të vendosin ekspertët, sepse për çdo ekspert është një antiekspert po aq i zoti

thinking

… Teksa lundroj nëpër rrjet apo ëndërroj me sy hapur, kam vërejtur se mendoj në mënyrë të ndryshme. Mendimi im është më aktiv, më pak ëndërrimtar. Në vend që të kërkoj një përgjigje apo të ndjek një intuitë duke reflektuar në boshllëk, filloj të bëj diçka bazuar në injorancën time. Nisem menjëherë. Shkoj të kërkoj, bëj pyetje, analizoj të dhënat, hidhem i tëri brenda, filloj të zotëroj argumentin. Nuk pres. Nuk duhet të pres. Vë në praktikë idetë e mia, në vend që të reflektoj mbi to….

[real3dflipbook id=”890″]

Leave a Reply

Back to top button