Your Life

“Mendoj se njerëzit që bëhen pjesë e jetës sonë, nuk harrohen lehtësisht”

“Unë mendoj se njerëzit që bëhen pjesë e jetës sonë, nuk harrohen lehtësisht. Nuk mund ta harrosh një person që në një ditë të caktuar të ka bërë të qeshësh, dikë që ka bërë të të rrahë zemra fort, apo dikë që të ka bërë të qash për orë e orë të tëra. Njerëzit nuk harrohen.

Mund të ndryshojë mënyra se si i shohim, vendi që ata zënë në zemrën tonë, apo vendi që zënë në jetën tonë. Ka persona që kanë njohur pjesën time më të mirë, sikurse ka edhe persona që tashmë prej meje dëgjojnë vetëm një “Ç’kemi! Si je?”.

Ekzistojnë persona që pavarësisht se më kanë bërë të derdh lotë, apo ma kanë bërë të mërzitshme jetesën, prapë më  kanë mësuar edhe të jetoj. Më kanë mësuar të bëhem ky që jam sot. Edhe pse sot ndoshta mes nesh ka mbetur një buzëqeshje, ose thjesht një “Ç’kemi!” në rrugë, sërish do të përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të jetës sime.

Unë nuk harroj asnjë. Nuk e harroj as dikë që ka ndikuar qoftë dhe një herë të vetme jetën time. Sepse nëse e kanë bërë, do të thotë se fati ka dashur që unë të njihem me ta, përpara se të vazhdoj përpara me jetën time”. – Ligabue

Çdo person që bëhet pjesë e jetës sonë, lë një gjurmë të caktuar në të. Edhe ata që qëndrojnë për pak kohë, sërish vjen një moment dhe i kujton. Askush nuk harrohet lehtë dhe përherë do të mund t’i kujtojmë të mirat, apo të këqijat që na kanë bërë. Janë ngjarje të pashmangshme. Raportet që ne krijojmë me të tjerët, janë ato që caktojnë njëkohësisht dhe vijimësinë e jetës sonë. Çdo marrëdhënie me të tjerët, na shtyn të ecim përpara dhe na jep një mësim për jetën.

Back to top button