Your Life

“Mendoja se pandemia do i afronte më tepër njerëzit, por ndodhi e kundërta…”

Jeta nuk ka të bëjë me pritjen. Jemi të vdekshëm dhe duhet ta jetojmë çdo ditë si të ishte e fundit. Një pjesë e të qenurit njeri dhe të jetuarit, është të ndiejmë për personat apo gjërat që na interesojnë. Nuk jemi robota, kemi shpirt dhe duhet ta përjetojmë çdo eksperiencë njerëzore duke e ndjerë atë në maksimum. Dhe të ndjesh do të thotë të jetosh e të jesh prezent në të tashmen.

Mos prit që mrekullitë të ndodhin për të qenë i lumtur plotësisht. Kënaqu edhe me momentet e vogla. Gjestet e vogla ndonjëherë mbartin më shumë emocione se ato të mëdhatë. Nuk ka rëndësi një dhuratë shumë e madhe. Besoj e ke vënë re sa shumë të lumturon edhe një kartolinë urimi. Mjafton mendimi që dikush ka shpenzuar kohë të të bëjë të lumtur dhe kjo gjë të lumturon pamasë.

Jetojeni çdo moment si të ishte i fundit. Vlerësojeni çdo gjë që ka rëndësi për ju dhe jini mirënjohës. Ndjeni pafund, gjithçka. Jo vetëm lumturi, por edhe momente të trishta. Dhimbjet të bëjnë padiskutim më të fortë, ndaj mos iu shmangni asaj. Ju mund t’ia dilni ndaj gjithçkaje dhe në fund, keni për të qenë akoma më të fortë ndaj ngjarjeve të ardhshme.

Jetoni, ndjeni, dashuroni dhe falni dashuri ndaj të tjerëve. Bota ka ardhur përherë e duke u ftohur. Nëse kishte diçka që mendoja se do i bënte më të afërt njerëzit me njëri-tjetrin, ishte pandemia. Mendoja se do të konsolidoheshin më tepër dhe do të dhuronin më tepër dashuri ndaj të tjerëve, ndërkohë ndodhi e kundërta. Njerëzit u larguan akoma më tepër. Por sërish mendoj se ndryshimi nis nga vetja. Duke falur dashuri ndaj të tjerëve dhe duke e shprehur atë sa më shumë, ne kontribuojmë që edhe të tjerët të mos kenë komplekse dhe ta shprehin dashurinë e tyre. Bota është e ftohtë, por secili nga ne mund të kontribuojë që ta bëjë atë më të ngrohtë me dashurinë që falim ndaj të tjerëve.

Back to top button