ZZZFun

Mënyra se si e bëni dorën grusht, tregon shumë për personalitetin tuaj.

Mendo pak për mënyrën se si e bën dorën tënde grusht dhe lexo më poshtë se çfarë tregon ky detaj për personalitetin tënd:

Mënyra A:
Ke nj
ë personalitet të ndjeshëm dhe një imagjinatë të fortë. Dëshiron të ndihesh i mbrojtur dhe i trajtuar me sinqeritet. Të pëlqen t’i ndihmosh njerëzit, je entuziast, transmeton energji, je kurioz, aventurier dhe argëtues. Ndonjëherë ke dëshirë të bësh pjesë në ndonjë grup, të njihesh dhe të pranohesh nga të tjerët. Kjo gjë është e bukur, por rrezikon edhe që të tjerët të përfitojnë prej teje. Ajo që do, është që të tjerët tëjenë të sinqertë. Në raport me dashurinë, është e vështirë për ty t’i shprehësh ndjenjat.

Mënyra B:
Je tepër i talentuar, krijues dhe arrin të ndërtosh shoqëri me mjaft persona. Je bujar, inteligjent, i sigurtë nëvete dhe ke vetëbesim. Punon fort dhe ke ideale të mëdha. Ndonjëherë shfaq një zemër të ndjeshme dhe kjo gjë të ndalon t’u afrohesh disa personave. Ke frikë nga dështimet dhe ke nevojë për inkurajim nga ana e të tjerëve. Ajo çfarë kërkon në marrëdhënie me të tjerët, është mbështetja. Për sa i përket dashurisë, mendon se gabimet e tua mund të të fusin në një gjendje mërzitjeje. E do personin që ke në krahë, por edhe ke frikë se ai person mund të lodhet prej teje dhe se mund të sillet sikur nuk të do. Kjo gjë të tremb pamasë.

Mënyra C:
Je krijues, komunikon shumë mirë me të tjerët, je i ndjeshëm, praktik dhe di ta vlerësosh artin dhe bukurinë e jetës. Ndonjëherë sillesh në mënyrë tepër të ndjeshme, ndërkohë që herë të tjera je mjaft i aftët’i manipulosh të tjerët me inteligjencën tënde. Je thuajse përherë i heshtur, por kjo gjë bën pjesë tek ëmbëlsia jote. Preferon të vetësakrifikohesh përpara se të bësh të tjerët të vuajnë. Në dashuri preferon qetësinë, njësoj si në gjithë pjesën e mbetur të jetës tënde. Dobësia jote më e madhe është se ke një zemër të ndjeshme, gjë që të bën t’i falësh ata që ndonjëherë të bëjnë keq.

Back to top button