Psikologji

Mënyra të thjeshta për të kursyer para. Ndiqi dhe fillo të kursesh që tani…

  1. Nëse ke njëfarë sasie parash të hequra mënjanë, mund të hapësh një llogari kursimi dhe të përfitosh edhe interesat në lekë prej llogarisë tënde.
  2. Fike televizorin, nese nuk je duke e parë atë.
  3. Bëj një listë përpara se të shkosh në supermarket dhe bli vetëm ato gjëra. Nëse sheh produkte më të lira dhe me cilësi mjaftueshëm të mirë, bli ato në vend të një produkti të shtrenjtë.
  4. Ftoji miqtë apo mikeshat në shtëpi dhe pijeni në shtëpi kafenë, në vend që ta pini në lokale.
  5. Qepi rrobat që janë pak të grisura, në vend që t’i hedhësh poshtë ato.
  6. Mos shpenzo shumë lekë për argëtimin e fëmijëve. Mjafton t’i nxjerrësh ata në një park publik dhe t’i vëzhgosh për siguri, ndërkohë që luajnë me bashkëmoshatarët e tyre.
  7. Shmangi ushqimet në fast food dhe fillo të gatuash. Do ta shohësh edhe vetë se sa do të kursesh.
  8. Mos pi duhan. Lëre atë. Mundohu dhe lëre. Mund t’ia dalësh dhe do t’ia dalësh. Jo vetëm që do të mbrosh shëndetin tënd, por edhe do të kursesh mjaftueshëm.
  9. Fiki dritat. Lër ndezur vetëm dritën e dhomës ku je duke bërë diçka dhe të tjerat fiki, nëse në to nuk ka njerëz të tjerë dhe nëse nuk janë të nevojshme.
  10. Mos e përdor shpesh kondicionerin. E dimë që është vapë në verë dhe ftohtë në dimër, por për këtë ekzistojnë edhe dritaret që mund t’i hapësh për t’u freskuar dhe batanijet, apo jorganët për t’u mbuluar në dimër.
  11. Bli gjëra të përdorura. Nuk është turp të blesh rroba, apo orendi tek gjërat e përdorura. Madje, atje gjen edhe gjëra origjinale e me çmim tepër të lirë. Cilësi dhe çmim i leverdisshëm. Jo keq apo jo?
  12. Përgatite që në shtëpi atë që do të konsumosh në punë. Nuk është mirë të shpenzosh për ushqime të shpejta dhe të dëmshme për shëndetin, kur mund të hash shëndetshëm me gjëra të përgatitura vetë që në shtëpi.
  13. Përpiqu t’i ndreqësh gjërat vetë. Nuk ia vlen të marrësh elektriçistin edhe për të ndërruar llambat në shtëpinë tënde, kur mund ta fikësh elektricitetin dhe t’i ndërrosh vetë pa shpenzuar.
  14. Kërko një shtëpi me qera më të lirë. Nëse jeton në shtëpi me qera, një mënyrë e mirë për të kursyer është të ndërrosh shtëpinë që ke për një tjetër me qera më të lirë dhe me kushte të mjaftueshme për jetesë të mrië.
  15. Përdor transportin publik. Mos merr taksi për të shkuar diku, kur mund të shkosh edhe me urbane. Jo vetëm që do të mbrosh ambientin, por edhe do të kursesh goxha. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button