“Futbolli është një lojë gabimesh. Kush bën më pak gabime, fiton”. – Johan Cruyff
“Pa futbollin, jeta ime nuk vlen asgjë”. – Cristiano Ronaldo
“Nëse futbolli më ka mësuar diçka, është se çdokush mund të arrijë gjithçka, vetëm nëse e do diçka mjaftueshëm”. – Lionel Messi
“Arsyeja se pse femrat nuk luajnë futboll, është se 11 femra nuk mund të veshin kurrë të njëjtën veshje në publik”. – Phyllis Diller
“Futbolli nuk ka të bëjë me dëshirën për të fituar, por me dëshirën për t’u përgatitur sa më mirë për të fituar. Kjo gjë e bën diferencën”. – Bear Bryant
“Në futboll, praktika nuk të bën perfekt. Vetëm praktika perfekte të bën perfekt”. – Vince Lombardi
“Gjithçka që unë kam mësuar për moralin, e kam mësuar prej futbollit”. – Albert Kamy
“Në jetë, ashtu si në një lojë futbolli, parimi më i rëndësishëm për të ndjekur, është “Godit sa më fort në shenjë””. – Theodore Roosevelt
“Futbolli pa fansat është asgjë”. – Jock Stein
“Në futboll, nëse stërvitesh fuqishëm, jo vetëm që do të jesh i fortë, por do të jesh i fortë edhe për të të mundur të tjerët”. – Herschel Walker / bota.al