Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se vendi i saj duhet të tregohet “i zgjuar dhe i kujdesshëm” në trajtimin e krizës së koronavirusit, pasi “nuk është faza e fundit, por ende vetëm fillimi”. “Do të duhet të jetojmë me këtë virus për një kohë të gjatë,” i tha ajo parlamentit, përpara një takimi të BE përmes videolink.
Ajo theksoi nevojën për kohezion evropian në luftimin e virusit. Ajo tha se Gjermania duhet të jetë e gatshme të “japë kontribute shumë më të larta në buxhetin e BE”. Financimi shtesë duhet të sigurohet “në një frymë solidariteti” dhe për një kohë të kufizuar, tha ajo.
Italia, epiqendra e pandemisë në Evropë, ka qenë veçanërisht e zëshme në nxitjen e partnerëve të saj në BE të garantojnë bashkarisht borxhin, si pjesë e një pakete të madhe shpëtimi. Por Gjermania, Holanda dhe Austria kundërshtojnë çdo ndërsjellim të borxhit, në formën e të ashtuquajturave “koronabondë”. Sipas rregullave aktuale të BE-së, vendet nuk mund të bëhen përgjegjës për borxhet e njëri-tjetrit. Të enjten udhëheqësit e BE pritet të nënshkruajnë një fond të ri urgjence prej 540bnn € për të mbrojtur punëtorët, bizneset dhe vendet evropiane më të prekura nga shpërthimi i koronavirusit. Detajet nuk janë punuar ende.
Italia dhe disa vende të tjera dëshirojnë që fondet e urgjencës të shkojnë deri në 1.5 trilion €. Një plan është të zgjerohet buxheti i BE-së në mënyrë që Komisioni Evropian të sigurojë garanci shumë më të mëdha të huasë.
Presidenti francez Emmanuel Macron është rreshtuar me Italinë dhe Spanjën për këtë çështje, duke paralajmëruar se kjo krizë kërcënon vetë ekzistencën e BE-së. Italia, Spanja dhe Franca kanë numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë nga Covid-19.
BBC/bota.al