Zodiak

Mërkuri kalon në prapavijë, prandaj këto 3 shenja duhet të bëjnë kujdes!

Planeti i preferuar i të gjithëve, Mërkuri është gati të kalojë në prapavijë dhe nëse keni nevojë për një ndryshim në jetën tuaj, hapni sytë dhe veshët mirë.

Mërkuri në prapavijë këtë periudhë do të ndikojë në marrëdhëniet tuaja me botën, lidhjet e dashurisë dhe marrëdhënien me veten. Mbi të gjitha, të gjitha shenjat mund ta përdorin këtë kohë për të reflektuar, jeta nuk ndalon vetëm se bëhet sfiduese.

Nëse ndiheni të pamotivuar thjesht kujdesuni mirë për veten, bëni një udhëtim, dilni me miqtë dhe gjeni aktivitete argëtuese ku mund të angazhoheni. Përdoreni këtë kohë nga 16 nëntori deri në 6 dhjetor për të kuptuar se çfarë doni, çfarë ndjeni dhe çfarë ju plotëson.

Binjakët

Ka qenë një vit i trazuar për ty Binjak, por duket se po i vjen fundi. Tani është koha për të bërë korrigjime, për të komunikuar sa më drejtpërdrejtë dhe për të falur veten dhe të tjerët.

Kujdesuni për veten, injoroni shoqërinë e pavërtetë, marrjen e vendimeve të rëndësishme derisa Merkuri të ndërrojë pozicion.

Bëni një listë të gjërave që nuk i’u kanë shkuar mirë dhe kujtoni që të zgjidhësh problemet nuk do të thotë vetëm të përplasesh me to apo t’i shmangesh.

Dashi

Jeta juaj ka qënë një lëmsh këtë periudhë, karriera juaj, jeta personale, rrethi shoqëror dhe lidhjet romantike. Në këtë lëvizje të mërkurit mos kini frikë të tregoni interesat tuaja. Jeni më afër qëllimeve tuaja se sa mendoni.

Ndërkohë që nuk dëshironi të bëni ndonjë blerje të madhe tani, është koha e përkryer për të investuar në veten dhe të ardhmen tuaj.

Shigjetari

Duke pasur parasysh se kjo lëvizje e mërkurit në prapavijë është në shtëpinë e Shigjetarit, duket se ky muaj do të jetë një muaj më sfidues për ty Shigjetar.

Mund të lindin probleme me udhëtimet, komunikimin, kulturën dhe marrëdhëniet e reja. Por kjo është një kohë e përkryer për përfundimin e projekteve, kryerjen e detyrave dhe bërjen e planeve që mund të hyjnë në fuqi sapo Merkuri të marrë pozicionin e drejtë.

Mundohuni të kufizoni angazhimet dhe detyrimet tuaja gjatë kësaj kohe, edhe pse doni të thoni ‘po’.

Leave a Reply

Back to top button