Psikologji

Merr kohën e duhur dhe kujtoji vetes përherë, se ti meriton gjithë lumturinë e botës!

Mos u shqetëso nëse sot nuk e bën diçka, asgjë nuk ka për të ndodhur. Merr kohën e duhur dhe provoje sërish herë tjetër. Gjërat më me vlerë janë përherë më të vështirat për t’u arritur, ndaj mos u demoralizo. Ti ke gjithë potencialin e duhur për të arritur gjithçka.

Ajo që mua më shqetëson në përditshmërinë tonë, është se ne të gjithë jemi të zënë me punë, me shkollë, me çdo detyrim tjetër që na shfaqet, dhe harrojmë veten tonë. Harrojmë se kemi nevojë të pushojmë, të mbledhim veten dhe të përpiqemi të jemi të lumtur. Lumturia nuk arrihet vetëm duke pasur një person tjetër prapë. Lumturi do të thotë edhe një ditë relaksimi total, larg stresit të zakonshëm të rutinës. Lumturi do të thotë të dalësh për qejf dhe të pish një kafe në natyrë. Lumturi do të thotë të ulesh në mbrëmje dhe të lexosh një libër pranë oxhakut. Lumturia është e shpërndarë në mijëra gjëra të vogla që, nëse të gjithë u kushtojmë vëmendjen e duhur, do arrijmë ta ndiejmë më tepër atë.

Mos e vrit shumë mendjen. Të gjithëve na pret i njëjti fund, si të jemi të pasur e si të jemi të varfër. Të gjithë ne e kemi të njëjtë fundin e kësaj jete, ndaj mos e vrit mendjen për problemet. Mos u streso. Stresi nuk i zgjidh problemet, por i shton ato.

Kur të ndihesh shumë e ngarkuar, kur të ndihesh sikur nuk do t’ia dalësh, unë dua të lësh gjithçka mënjanë dhe të merresh me veten tënde. Kupto diçka, asgjë nuk vlen aq sa vetja jote, ndaj kujdesu për veten. Çdo gjë tjetër vihet, arrihet, përmirësohet, kurse vetja jo. Nëse humbet besimin në vete, nëse nuk e do veten, nëse e streson veten, rikthimi në gjendjen e mëparshme është i vështirë.

Ndaj, kujdesu për veten tënde. Ti meriton gjithë të mirat e kësaj bote. Mos e lejo veten të mërzitesh për budallallëqe. Lufto për të qenë e lumtur, sepse gjëja më me vlerë në jetë, është lumturia. Gjeje atë në çdo gjë që të pëlqen dhe përjetoje në maksimum. Mos i lejo të tjerët të të thonë gjëra negative për të bërë të ndihesh keq. Mbaje veten me mendime pozitive, sepse optimizmi sjell lumturinë dhe ti e meriton atë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button