Your Life

Mesazh drejtuar prindërve: “Mësojini fëmijëve tuaj të jenë të mirë dhe bujarë”

“Mësojini fëmijëve tuaj të jenë të mirë dhe bujarë, t’i ndihmojnë dhe të qëndrojnë me më të dobëtit. Mësojini atyre rëndësinë e mbrojtjes së më të dobtëve, në mënyrë që këta të fundit të mos shemben përpara betejave të jetës. Mësojini atyre t’u rezistojnë stuhive, madje edhe atyre më të vështirave. Tregojini se janë të rëndësishëm.

Bëjini të kuptojnë se nuk janë më superiorë se të tjerët, por as më inferiorë se ata. Tregojini se vetëm kur të kenë bërë gjithçka që kanë në duar, me ndërgjegjie dhe vullnet të mirë, pjesa tjetër do të mbetet në dorëtë kohës, të Zotit dhe të rrjedhës së ngjarjeve. Thojini të mos ndalen asnjëherë së ëndërruari, edhe duke i pasur këmbët në tokë.

Mbi gjithçka tjetër, thojini se i doni, në çdo rrethanë dhe në çdo ngjarje. Bëjini të kuptojnë se është detyra e tyre të kujdesen për veten dhe të mos lejojnë  asnjë person të shkelë mbi vlerat e tyre. Forcojini ata me besim, dhe ata kanë për të qenë të fortë edhe në vendimet e tyre. Dhe kur t’i këshilloni të mos ndoten, referojuni përherë shpirtit të tyre, jo veshjeve”. – Carolina Turroni

Back to top button