Analiza

Mesazhet e fshehtë të xhihadistëve. Ja se si merren vesh. Interneti i kthyer në “autostradën” e mesazheve të terrorit

Instrumenti kryesor për të komunikuar është Skype. Pyetjet bëhen me zë dhe përgjigjet jepen vetëm përmes mesazheve. Në vendin e dytë të instrumentave teknologjikë është Viber. Më pas është YouTube: në këtë platformë ngarkohen video ndonjëherë në dukje të pafajshme, por që në të vërtetë fshehin mesazhe të koduar. Facebook dhe Whatsapp kanë një rol themelor

Screen Shot 2015-02-11 at 10.53.04 AM

Një alfabet i vërtetë për të mbjellë terror dhe për të bashkërenduar planet e sulmit. Në internet vihet në puna makina e horrorit e xhihadistëve dhe po në internet, përvec propagandës së ekzekutimeve, përhapet edhe shkëmbimi i informacioneve të luftëtarëve dhe terroristëve, për të vënë në zbatim sulmet e tyre ndaj Perëndimit.
Nga hetimet e kryer prej shërbimeve të fshehtë perëndimorë, mbi ndërveprimet në internet të xhihadistëve dalin copëza që dëshmojnbë se sa i mirëorganizuar është rrjeti i terrorit. Instrumenti kryesor për të komunikuar është Skype. Pyetjet bëhen me zë dhe përgjigjet jepen vetëm përmes mesazheve. Në vendin e dytë të instrumentave teknologjikë është Viber. Më pas është YouTube: në këtë platformë ngarkohen video ndonjëherë në dukje të pafajshme, por që në të vërtetë fshehin mesazhe të koduar. Facebook dhe Whatsapp kanë një rol themelor: lejojnë shkëmbimin e shpejtë e të menjëhershëm të informacioneve edhe përmes celularëve.
Për shembull, sic shkruan Corriere della Sera, Coulibaly, personi përgjegjës për pengmarrjen në dyqanin në lagjen e hebrenjve në Paris i ka dërguar dikujt një video prej shtatë minutash të rregjistruar me telekamerën e tij GoPro. Ishte i rrethuar nga policia dhe telefoni i tij kishte probleme për t’u lidhur por ia doli ta dërgojë mesazhin duke shfrytëzuar një kompjuter që ndodhej në lokal. por për mesazhet e koduar përdoren edhe fotografi pornografike. Policia, në kompjuterët e Kouachi dhe Coulibaly ka gjetur disa pamje shumë të rënda porno. Nuk përjashtohet mundësia që ato fotografi të kenë përmbajtur mesazhe të koduar. Eshtë e njëjta metodë që është përdorur nga disa anëtarë të al Kaedës në vitin 2011, që i kishin dhënë një korrieri një usb me disa fotografi pornografike, që në të vërtetë ishin mesazhe të koduar për shokët e xhihadit. Pra me sa duket terrori po organizohet në internet. Sulmet e Parisit janë përgatitur online.
Rrjetet socialë janë në fakt kanalet më të përdorur për planifikimin e aksioneve. Kush menaxhon fluksin e informacioneve dhe është një teknik informacioni i zoti në organizatat terroriste, luan një rol të dorës së parë. Ka detyrën që të kërkojë algoritme dhe kode që mund të kriptojnë mesazhet që terroristët shkëmbejnë mes tyre. Në fakt lideri i vërtetë i organizatave terroriste është tekniku i informacionit. Nuk është më eksperti i eksplozivëve si në të kaluarën. Dhe terrori që ndryshon fytyrë ka detyruar shërbimet e fshehtë që të gjejnë metoda të tjera për hetimet. Mjaft më me terrenin, tani punohet para një kompjuteri. Ai kompjuter i shpikur nga Perëndimi që tashmë është shndërruar në autostradën e mesazheve të horrorit. /Il Giornale/
www.bota.al

Leave a Reply

Back to top button