Magazine

Mesazhi i dashurisë i Michelle Obama për të shoqin, ua kalon të gjithëve (Fotot)

“Pas një çerek shekulli jeni ende shoku im më i mirë dhe njeriu më i jashtëzakonshëm që kam njohur ndonjëherë, të dua”. Me këto fjalë, në një tëeet, ka ardhur deklarata e dashurisë së Michelle Obama për të shoqin. Çifti ka festuar 25 vjet martesë. Të dy u martuan, në fakt, më 3 tetor 1992.

Fotografia e postuar nga Michelle ku shfaqet bashkë me Barack në dasëm, është ndarë dhe postuar dhjetëra mijëra herë, si dhe komentuar nga shumë ndjekës. Kryesisht, janë përshëndetje. Ka disa që shkruajnë: “Një përvjetor i mirë për çiftin tim të preferuar” dhe që, duke iu referuar termit të dyfishtë presidencial, komenton: “Faleminderit që u kujdesët për ne për 8 vjet”. Të tjerë, megjithatë, theksojnë se shumë amerikanë janë nostalgjikë për kohën kur çifti ka qenë në Shtëpinë e Bardhë: “Ju na mungoni shumë”, thotë një përdorues, “faleminderit që e bëre jetën time më të lehtë”.

Pavarësisht nga kalimi i kohës, të dy duken shumë të afërt dhe fjalët e Michelle tregojnë se që kur ata janë njohur – në vitin 1989 – asgjë nuk ka ndryshuar mes tyre. Për ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara – ka thënë ai disa herë për shtypin – të bënte për vete gruan me të cilën kish rënë në dashuri nuk ishte e lehtë”. Unë iu luta disa herë në gjunjë. Në fund, pranoi”, tha Obama për përkrahësit e tij gjatë një prej fushatave elektorale.

Jo vetëm që u dorëzua, por Michelle, e shoqëroi të shoqin, gjatë gjithë fazave të karrierës së tij. Ajo ka qenë gjithmonë në krahun e tij dhe bashkëpunimi i tyre shpesh ka shkaktuar zili.

Çifti, i cili ka dy vajza, ka qenë gjithmonë shumë social dhe ka shumë ndjekës.  / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button