Psikologji

Mesazhi më i bukur, që çdo femër duhet ta lexojë: “Femrat nuk janë kukulla në duart e meshkujve”

Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si një mashkull mund t’ia thyejë zemrën një femre. Femra, më dukeni shumë të dobëta në këtë aspekt. Mjaft ndryshuat për një mashkull, jini vetvetja dhe mos i kushtoni shumë rëndësi atyre që ju thotë dikush pa vlerë. Me këtë të fundit nënkuptoj dikë që nuk ju bën të ndiheni se keni më shumë vlerë se gjithë diamantet dhe florinjtë në botë.

Shumica e vajzave sot zgjedhin të kenë pranë vetes meshkuj gënjeshtarë, manipulues, të paaftë, që nuk i ofrojnë asgjë në jetë. Dua ta pyes secilën nga ju, çfarë dreqin po bën me jetën tënde? Pse të duhet një njeri i tillë në jetën tënde? Ti je e re, je e bukur, je perfekte, je arsyeja se pse dikush zgjohet në mëngjes i lumtur. Vazhdo të qëndrosh me meshkuj të tillë dhe nuk ke për ta parë ndonjëherë, kur dikush që ia vlen të kalojë përpara syve të tu.

Mjaft prite që ai që ke në krah, të ndryshojë. Ai nuk ka për të ndryshuar, pavarësisht gjithë lotëve që do të rrëshqasin në fytyrën tënde të bukur. Ai mund të të bëjë miliona premtime, por kujtohu për çdo rast kur të ka lënduar, apo kur të ka bërë të qaje. Bëhu e fortë. Kupto se ti nuk ke nevojë për atë person. Ti nuk ke nevojë për asnjë që të të bëjë të ndihesh e plotësuar. Ke nevojë vetëm për veten tënde. Vetja jote të mjafton për t’u ndjerë e plotësuar.

Në jetën tënde zgjidh dikë që nuk largohet nga ty pa të thënë se sa e bukur je dhe sa të do për atë që ti je. Mjaft u merakose për dikë që vetëm të ka lënduar. Dil, kënaqu, argëtohu. Tregoji atij se ai të ka humbur ty, ndërsa ti s’ke humbur asgjë, përveçse ke fituar vetveten. Mos u mundo as t’i biesh në sy dikujt tjetër, pasi kush të pëlqen, apo të do, do ta tregojë pëlqimin dhe dashurinë e tij në çdo moment. Kjo duket si një frazë klishe, por është vërtet kështu. Personi që të do, do të dijë edhe se si të ta tregojë dashurinë e tij, pa u përpjekur ti të dalësh nga vetja për t’i rënë atij në sy.

Ndërsa ju, meshkuj, duhet të kuptoni se femrat nuk janë kukulla që mund t’i përdorni siç dëshironi. Mos i trajtoni ato si një më tepër në listën tuaj, por si një më e veçantë në jetën tuaj. Duajini dhe respektojini ato. Bëjini të ndihen më të bukurat dhe më të dashurat, sepse në momentin që e humbni një femër, dijeni se e keni humbur atë përgjithmonë.

Leave a Reply

Back to top button