Psikologji

Meshkuj, lexoni! 12 gjëra që duhet të prisni, nga një grua e fortë

Të qënit me një grua të fortë, e cila ka plotësisht kontroll mbi jetën e saj, është një eksperiencë nga e cila mund të mësosh shumë. Nëse dashuroheni me një grua të tilla, ka disa gjëra që udhet të dini.

1. Mos prisni shtirje.

Ju nuk duhet t’i bini rreth e rrotull muhabeteve, por shkoni drejt e në temë, sepse ajo do të bëjë të njëjtën gjë me ju. Nëse ka diçka që e bezdis, do ta dini menjëherë se çfarë është. Është grua që zgjidh problemet dhe dëshiron që ju të bëni të njëjtën gjë. Nëse dëshironi sheqerosje, hani më mirë një kek.

2. Mos mendoni të çoni përpara marrëdhënien me mesazhe me tekst.

Gratë e këtij lloji janë komunikuese të shkëlqyeshme dhe nuancat delikate të mesazheve nuk do ta ndryshojnë këtë fakt. Sigurisht, disa mesazhe gjatë ditës do të bëjnë mirë, por forma juaj kryesore e komunikimit duhet të jetë me telefonata ose biseda sy më sy (siç duhet të jetë).

3. Mos u përpiqni të bëni përshtypje me marrëzi

Harrojini “marrëzitë” tuaja në rrjete sociale. Çdo përpjekje adoleshente për ta bërë xheloze duke folur ose duke postuar fotografi me një tjetër do të dështojë. Gratë e forta nuk bëhen xheloze për shkak se ato janë të sigurta në veten e tyre, e dinë se çfarë (dhe kush) e meriton kohën e tyre. Nëse do të dojë të angazhohet me ju, do të presë të njëjtën gjë në këmbim.

4. Mos prisni biseda idiote

Gratë e forta e të pjekura janë të zgjuara, të apasionuara. Kërkojnë biseda të vërteta mbi argumenta reale. Edhe nëse janë duke parë ndonjë episod të “Shtëpiaket e vërteta”, mendjen e kanë në gjëra vërtetë të rëndësishme. Nëse doni vëmendjen e tyre, duhet të ruani ritmin.

5. Ju nuk mund të lejoni vetes të jeni të pavendosur.

Ajo ndoshta ka një punë stresuese dhe shpenzon ditët e saj duke marrë vendime dhe duke u përballur me njerëzit. Nëse keni ndërmend të kaloni mbrëmjen duke shfaqur pavendosmëri se ku të hani, atëherë keni zgjedhur gjahun e gabuar. Ajo dëshiron që ju të vendosni.

6. Mos bëni gafë të mos shfaqni respekt

Nuk duhet të bëhet me asnjë grua. Sot gratë janë të guximshme, të sigurta dhe  dinë se çfarë duan. Ato nuk duan të kenë dikë pranë atyre që i keqtrajton apo nuk i respekton.

7. Mos jini të paqartë.

Nëse thoni se do të bëni diçka, i përket asaj apo jo, duhet të jeni të përgjegjshëm.

8. Përgatituni që të jeni vazhdimisht të motivuar.

Për të dalë me një grua të fortë, do të duhet të merrni përgjegjësinë për disa gjëra. Ajo e jeton jetën e saj me objektiva të sakta, ka një qëllim dhe një vizion të së ardhmes. Nëse ka zgjedhur të ndajë jetën me ju, natyra e saj ambicioze do të jetë ngjitëse. Ju gjithmonë do të keni një bashkëpunëtore në anën tuaj. Një kolege, një partnere, një të besuar.

9. Prisni angazhim të plotë nga ana e saj.

Gratë e forta janë besnike. Ato presin ndershmëri dhe angazhim, por e kthejnë me të njëjtin pasion që si në çdo fushë të jetës së tyre. Ju kurrë nuk do të gjeni një person më të besueshëm sesa një grua e fortë dhe e pavarur. Pse? Sepse ajo zgjedh atë që dëshiron nga jeta dhe e mban  fort kur e arrin. Nëse ka zgjedhur ju, do t’ju japë gjithçka.

10. Përgatituni për përvoja të reja.

Ajo e jeton jetën e saj me pasion dhe entuziazëm. Në udhëtimin e saj ka kultivuar hobi, interesa dhe ka pasur përvoja unike. Përveç kësaj, ka hartuar tashmë një listë të gjërave që dëshiron të bëjë në të ardhmen, të cilën do të dëshirojë ta ndajë me ju.

11. Do të prisni me ankth, çdo ditë të re me të.

Kur je me një grua të fortë, nuk ka mërzitje. Është gjithmonë lëvizje. Mund t’ju ofrojë një fundjavë në male ndërsa ju jeni në shtrat për t’u çlodhur. (Edhe nëse e keni planifikuar tashmë, me siguri do të shfaqë iniciativa personale).

12. Ju pret një jetë e mrekullueshme.

Ashtu si çdo person i motivuar, ambicioz dhe inteligjent, edhe ju dëshironi një jetë të plotë. Keni objektiva, ëndrra dhe pritshmëri për të ardhmen. Nuk ka asgjë më të bukur se sa të dish që gruaja në krahun tuaj ndan me ju ambicien dhe mbështet përpjekje tuaja.

Nuk do jeni kurrë të lumtur sa me një grua të fortë. / Bota.al

Leave a Reply

Back to top button