Psikologji

Lista e mësimeve për jetën, të dhëna nga një 50-vjeçare

Thuaj JO. Mos harxho kohë duke gjetur justifikime për gjërat që nuk do t’i bësh.

Koha jote është gjëja më e rëndësishme. Shpenzoje ku do dhe kur do.

Gjej kohë për veten, përditë. Qoftë edhe 10 minuta. E meriton!

Hidhni në letër momentet më të lumtura. Leximi i tyre më vonë do ju sjellë gëzim.

Merr një vitaminë. Përditë.

Buzëqesh. Eshtë ngjitëse dhe ndihmon për rrudhat.

Njerëz toksikë do kesh gjithmonë rrotull. Largohu prej tyre.

Njerëzit do të të zhgënjejnë. Do të të dhembë, do qash. Ka gjithmonë një mësim për të nxjerrë. Jeta nuk është e drejtë dhe shpesh s’ka kuptim, por ne përshtatemi dhe ecim përpara. Dhimbja do të ikë.

Bëjmë të gjithë gabime. Faljani vetes.

Ji gjithmonë mirënjohëse.

Jo të gjithë do të të pëlqejnë. Por ky nuk është problemi yt.

Bëju të ditur njerëzve të rëndësishëm për ty, se sa shumë i vlerëson.

Gjej kohë për miqtë që të bëjnë të buzëqeshësh.

Lexo. Humb në një libër, sa më shpesh që të mundesh.

Mamaja ka patur të drejtë për shumë gjëra. Nëse është gjallë, thuaja.

Leave a Reply

Back to top button