Sport

Mësimi i fundit i qytetarisë dhe i disiplinës, nga ana e japonezve në këtë Botëror

Nëse ka një vlerë për t’u shquar për ekipin japonez në Botërorin e Rusisë do të jetë pa dyshim mësimet e qytetarisë dhe të disiplinës si nga ana e tifozëve ashtu edhe nga delegacioni që mori pjesë në këtë kampionat. Në fillim ishin simpatizantët aziatikë që dhanë shembullin pas ndeshjes në grupin H që pati një rezultat pozitiv para Kolumbisë. Një tifoz kolumbian filmoi njerëz që pastronin shkallët e stadiumit. Në vend që të festonin për arritjen sportive që sapo e kishin fituar, publiku japonez filloi të mbledhë të gjitha mbeturinat e tij në çanta plehrash bojëqielli në mënyrë që askush të mos i shkelte. Videoja bëri xhiron e botës dhe madje bëri që tifozët uruguajanë t’i imitonin pas ndeshjes me Arabinë. Ata u shprehën se nuk po i kopjonin japonezët, përkundrazi thanë se kishin mësuar prej tyre.

Këtë herë rradhën e këtij mësimi na e dhanë futbollistët dhe drejtuesit japonezë të ekipit kombëtar të Japonisë, të cilët pas humbjes 3-2 para Belgjikës në minutën e fundit i lanë dhomat e zhveshjeve të shkëlqyera. Nuk ishte e rëndësishme humbja që do të thoshte eliminimin në 1/8 e këtij takimi të ekipit japonez, sesa lehtësimi që ishte një humbje e minutës së fundit. Kjo nuk mbaroi aty, jo vetëm që lanë dhomat e zhveshjes të pastra higjenikisht, por shkruan edhe një poster në rusisht me fjalët: “Faleminderit!” Higjena ishte një temë që habiti turistët dhe gazetarët që kanë ardhur për këtë kampionat. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button