Psikologji

Mësoje mirë këtë rregull të pashkruar: Disa njerëz janë pjesë e historisë tënde, por jo e fatit tënd

Kush është ai person që nuk ka kaluar nëpër një marrëdhënie stresuese? Kush është ai që nuk ka dhënë gjithçka pa marrë gjë në këmbim? Kush është ai që nuk e ka kaluar atë fazë të jetës, në të cilën ka dashur të heqë dorë nga dashuria, sepse nuk ka arritur të gjejë personin e duhur që do t’i falte po aq dashuri, sa ai jepte? Kush është ai që nuk është ndarë edhe nga personi që besonte, se nuk do të ndahej kurrë?

Kjo është një fazë e dhimbshme e jetës dhe është po aq e dhimbshme ta pranosh atë që ka ndodhur realisht, por që të gjithë e kalojnë një ditë. Në jetën tonë shfaqen përherë persona kalimtarë, të cilët bëhen pjesë e një kapitulli të caktuar të jetës sonë, por jo e fatit tonë. Duhet ta kuptojmë se njerëz të tillë hyjnë në jetën tonë me një arsye. Ata kanë përherë një arsye, por që nuk do të qëndrojnë gjatë, sepse universi i dërgon në momentet tona më të mira për të na mësuar diçka. Ndoshta në ato momente kemi më tepër nevojë për një ndryshim në karakterin tonë, ndoshta kemi nevojë për një këshillë, apo për të dalë nga zona jonë e rëhatisë. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por që universi nuk gabon me gjërat dhe personat që vendos në jetën tonë. Pastaj ndarja vjen pikërisht në momentin, kur je lidhur shumë me atë person, kur ke ushqyer shumë shpresa dhe ke nisur ta duash fort. Pikërisht në atë moment, si me magji, përfundon gjithçka.

Nëse ndalemi të mendojmë për personat që hyjnë në jetën tonë dhe që largohen po aq shpejt sa hyjnë, do ta kuptojmë se universi ka dashur të mësojmë diçka të mirë prej tyre; të kemi një eksperiencë tjetër më të bukur. Imagjino sikur universi ka dashur të të bëjë më të fortë me një person të gabuar, por që normalisht ka qenë i duhuri në momentin e duhur. Ti je aty ku duhet të jesh, ndaj mendo se ke marrë mësimet e duhura nga marrëdhëniet e tua të mëparshme.

Ti do të bëhesh një person më i fortë dhe më i sigurtë, do të mësosh të duash shoqërinë me veten tënde, pa pasur nevojën e askujt për të qenë i/e lumtur, sepse do të kuptosh se përgjegjësia për lumturinë tënde të takon ty dhe vetëm ty. Ti do të kuptosh se nuk duhet të lutesh për dashuri, sepse ndjenjat nuk vijnë me detyrim. Ato lindin natyrshëm. Do të mësosh se je një person unik dhe meriton shumë më tepër, ndaj mos u kënaq me pak. Do të mësosh se personi i duhur do të vijë në jetën tënde, vetëm në momentin që ti do të jesh gati.

Deri atëherë, mos u trego i keq me veten tënde, mos u ngut, mëso t’i lësh gjërat dhe njerëzit të largohen dhe jepi më tepër vlera vetes tënde. Dashuria e jetës tënde do të të falenderojë një ditë për faktin, se do të gjejë tek ty një person të pjekur dhe të sigurtë në vetvete.

“Lëri të largohen dhe do të kuptosh se disa persona bëjnë pjesë vetëm në historinë tënde, por jo në fatin tënd”. – Flavio Gonçalves Filho / bota.al

Leave a Reply

Back to top button