Leo Messi, kapiteni i Barçës, ishte ylli i madh në përballjen kundër Tottehnahm-it në takimin e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
Argjentinasi realizoi dygolësh dhe gjithashtu goditi dy herë shtyllën në takimin në “Wembley” kundër anglezëve.
“Ne ishim të ndërgjegjshëm për rezultatet që kishim marrë së fundmi dhe e vërteta është që kjo ishte një provë e fortë, për rivalin si edhe kompeticionin. Asgjë nuk është e lehtë kur vjen si ekipi mik në një sfidë Champions-i. Për më tepë që Tottenham-i ka lojtarë të mëdhenj. Bëmë një ndeshje të mirë, ishim super sidomos në 45 minuta e para.
Liga e Kampioneve është qershia mbi tortë për të gjithë. Të gjithë e ëndërrojmë dhe vazhdojmë të konkurrojmë gjithashtu duhet që të kemi rezultate edhe në kampionat që të mund të konkurrojmë në Champions. Nuk do të anashkalojmë asnjë kompeticion. Champions-i është special, por ne do të luftojmë edhe për kampionatin dhe Kupën e Mbretit.”, deklaroi Messi që me dy golat e radhës vazhdon të jetë goleadori më i mirë i Ligës së Kampioneve.