Horizonti.al

Metroja Sekrete e Nju Jorkut

Seria: 10 histori të paharrueshme që historia i ka lënë në harresë. Kjo renditje është frymëzuar nga libri “I humbur në kohë”

Screen Shot 2015-07-24 at 11.19.56Në vitin 1904, u hap zyrtarisht në Nju Jork metroja e parë moderne në botë, çka shënoi edhe ndryshimin e përhershëm të qytetit. Por ajo që shumica e njerëzve nuk dinë, është se metroja e parë ishte një tjetër e ndërtuar më herët. Për shkak të mbingarkesës së tmerrshme në Broadway, Alfred Ely Beach (pronari i ri i revistës amatore “Scientific American”), konceptoi idenë e ndërtimit të një hekurudhë të nëndheshme,që të mund të përdorej si një ventilator gjigand, për të transportuar njerëzit përmes një vagoni në tunel.

Për shkak të korruptimit të komisionerit të punëve publike, William Tweed, Beach kishte marrë pëlqimin për të ndërtuar tunelin e tij, duke pretenduar se do të ishte një sistem për shpërndarjen e shpejtë të postës. Tweed (të ardhurat e të cilit vinin kryesisht nga transporti i qytetit), nuk vuri veton ndaj kësaj kërkese.

Beach dhe një grup i vogël i njerëzve të tij, nisën gërmimin e një tuneli nën Broadway, në errësirën e natës. E gjithë ndërmarrja u mbajt sekret, ndërsa mbeturinat inerte fshiheshin në bodrumin e një ndërtese, që Beach e kishte blerë për këtë qëllim. Puna shkoi mirë, por pak para se të mund të përfundonin linjën e tyre të parë, shtypi e mori vesh dhe gjithçka u bë publike.

Ekipi i Beach, punoi edhe jashtë orarit për ta përfunduar metronë, dhe përmes një ceremonie madhështore, ajo u hap për publikun në 1 mars 1870. Ai merrte 25 cent për çdo pasagjer, për të udhëtuar nga Warren Street në Murray Street. Ishte një sukses i madh – duke transportuar mbi 400 mijë pasagjerë, që në vitin e parë të aktivitetit.

Për fat të keq Tweed u zemërua, dhe i vuri veton zgjerimeve të ardhshme të metrosë. Në fund, Tëeed përfundoi në burg për aferrat e tij korruptive, dhe Beach iu dha leja për të rifilluar punën për  zgjerimin e metrosë. Por për fat të keq investitorët e tij private u zhdukën, për shkak të fillimit të një krize ekonomike. Metroja nuk u përfundua dot dhe mbeti e fshehur nën qytet, e mbyllur plotësisht (me makinën luksoze dhe makineritë), derisa u përfshi në projektin e metrosë aktuale “City Hall Station”./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button