Analiza

MH17/Filluan teoritë e komplotit: Nga “synohej vrasja e Putinit”, tek “fajet i ka CNN-I”!

teori komplotiÇdo tragjedi përcillet me teori komploti. E njëjta ndodh për fluturimin MH17 të Malajzisë, që përfundoi tragjikisht në lindje të Ukrainës. Telegrafi ju sjellë pesë teoritë që po qarkullojnë këtë herë për këtë rast.

1. Objektivi ishte Putini!?

Russia Today citon agjencinë Interfax, sipas së cilës fluturimi fatkeq ndiqte rrugën e njëjtë të cilën e ndoqi edhe presidenti rus Vladimir Putin. “Trajektorja e Boeingut të Malajzisë dhe e aeroplanit të Putinit kanë kaluar në të njëjtën pikë, në të njëjtin korridor”, thotë burimi që dëshiron të mbetet anonim. “Kjo ishte pranë 330 metra pranë korridorit të Varshavës, në lartësinë 10100 metra. Aeroplani i presidentit ishte aty në orën 16:21, sipas kohës së Moskës, e ai i Malajzisë më 15:33 sipas kohës së Moskës”. Russia Today më vonë ka raportuar se Putini në atë kohë nuk ka fluturuar mbi qiellin e shtetit të trazuar, Ukrainën.

2. Pasaportat false të udhëtarëve!?

Stacioni televiziv Life News ka transmetuar xhirimin nga vendi i tragjedisë, ku shihen pasaportat e viktimave. Fotografitë dukeshin të pastra dhe të reja. Kështu, në faqen InfoWars, një komentues i prirë për teori komploti tha se i krahasoi fotot dhe emrat e dy personave me disa të tjerë në Facebook. Ndërsa, ka shtuar se është çudi se si dy të rinj, holandezë, nuk kanë ndryshuar foton e profilit që nga 2013. Sipas kësaj teorie, shoqëritë e fshehta, iluminatët, e imagjinuan këtë shkatërrim të aeroplanit!?

3. Numri 7 tregon se fjala është për iluminatët apo jashtëtokësorët!?

Mendja e njeriut është e programuar për të kërkuar modele të njohura botërore, por teoricienët e konspiracionit shpesh i qojnë ato një nivel më të lartë. Kështu, disa janë kapur për datën dhe numrin 7 të fluturimit. “Kam ndjekur rastin e aeroplanit të Malajzisë, fluturimin MH370 dhe arrita në përfundimin se fjala është për jashtëtokësorët”, shkruan njëri në faqen IlluminatiWatcher. “Në lidhje me MH370 kujtoj se janë të përzier iluminatët, sepse është i pranishëm numri 777. Shihe tash, MH17, ndërsa edhe Boeingu është 777”, ka shkruar një tjetër.

4. Aeroplani që ra në Ukrainë është i njëjti ai që është zhdukur në mars!?

Çfarë mendoni për teorinë e radhës: ky është aeroplani që është zhdukur më 8 mars dhe që nuk u gjet! Kështu, teoria e re thotë se komplotistët e vodhën aeroplanin e parë, e pastaj inskenuan aksidentin e rrejshëm.

5. Fajet i ka CNN

Ja pra edhe një shaka. Meqë CNN-it iu rrit shikueshmëria në mars, pas zhdukjes së fluturimit MH370, tash disa thonë se pas këtij aksidenti qëndron CNN.

6. Teoritë tjera…

Teoritë shkojnë aq larg sa që thonë se fjala është për një aeroplan të shkatërruar para 17 vitesh. Disa të tjerë thonë se këtë e bëri Izraeli për ta zhvendosur vëmendjen nga Gaza. Ndërsa, disa ia lënë fajin Fondit Monetar Ndërkombëtar, në veçanti shefes së këtij Fondi. Christine Lagarde. /Telegrafi/

Leave a Reply

Back to top button