Horizonti.al

Mikrobet e para të planetit i mbijetuan apokalipsit

Shkenca na jep këtë foto të tokës qysh prej formimit të saj 4600 milionë vite më parë deri në 600 milionë vite më vonë. Një ferr i shkaktuar nga meteorët, impakti i të cilëve solli temperatura të larta dhe ndryshime drastike në korteksin dhe shtresat e tokës që vështirësonin jetën. Kohët e fundit një studim vë në dyshim dhe mbështet se pasi kaluan 150 milionë vite ndëshkimi, disa lloj mikrobesh kishin proliferuar nën tokë.

Titanë të vegjël. Gjeofizikanti, Robert Grimm dhe shkencëtari planetar, Simone Marchi, të dy nga Instituti i Kërkimeve Jugperëndimore të Boulder në Kolorado kanë bërë simulime informatike të bazuara mbi të dhënat e njohura të asaj toke dhe arritën në përfundimin se pas periudhës fillestare të shirave të meteorëve, nxehtësia që ata provokuan u zvogëlua mjaftueshëm në mënyrë të tillë që mezofilet, mikroorganizma që rriten në temperatura nga 20 ºC dhe 45 ºC mbijetuan nën tokë në thellësi jo më shumë se një km. Nëse do të ishte kështu toka do të popullohej shumë kohë më parë nga sa është vlerësuar. Pjesa më e madhe e shkencëtarëve besojnë se nuk ka patur një biosferë deri në 3900 milionë vite, megjithatë ky kërkim e përshpejton këtë dukuri me 500 milionë vite. / horizonti.al

https://horizonti.al/2018/04/09/mikrobet-e-para-te-planetit-i-mbijetuan-apokalipsit/

 

 

Leave a Reply

Back to top button