MagazineShkence

Miliarderët e teknologjisë janë të bindur: Ne jetojmë në një “simulim kompjuterik”. Po financojmë fshehtas shkencëtarë që të dalim

Musk foli në fillim të këtij viti, për faktin se ai beson që shansi që ne nuk jetojmë në një simulim kompjuterit është “një në një miliardë”. Ai tha se kishte arritur në këtë përfundim, pas një bisede në një vaskë të nxehtë, ku ishte nxjerrë në pah se teknologjia informatike ka përparuar kaq shpejt, sa që në një moment në të ardhmen do të bëhet e padallueshme nga jeta reale – dhe, nëse po, nuk ka asnjë arsye për të menduar se nuk e ka bërë tashmë, dhe se në fakt, pikërisht këtë gjë po përjetojmë

Disa nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në botë janë të bindur se po jetojmë në një simulim kompjuterik. Dhe tani ata po përpiqen të bëjnë diçka për këtë.

Të paktën dy nga miliarderët e teknologjisë së Silicon Valley po hedhin para në përpjekjet për të nxjerrë njerëzit nga simulimi që besojnë se po jeton, sipas një raporti të fundit.

Filozofët kanë kohë që janë të shqetësuar për mënyrën se si mund ta dimë që bota jonë nuk është thjesht një simulim shumë i besueshëm i një të vërteti. Por shqetësimi për këtë është bërë gjithnjë e më aktiv vitet e fundit, pasi kompjuterët dhe inteligjenca artificiale kanë përparuar.

Kjo ka bërë që disa miliarderë të teknologjisë të spekulojnë se shanset, që nuk jetojmë në një simulim të tillë janë “një miliardë në një”. Edhe analistët e Bankës së Amerikës shkruajtën muajin e kaluar se gjasat që ne jetojmë në një botë imagjinare të stilit të Matrix, janë deri në 50 përqind.

Dhe tani të paktën dy miliarderë po financojnë shkencëtarë, në një përpjekje për të provuar të na nxjerrin nga ky simulim. Nuk është e qartë se çfarë forme po merr kjo punë.

“Shumë njerëz në Silicon Valley janë të obsesionuar me hipotezën e simulimit, domethënë argumentin se ai që përjetojmë si realitet, është në fakt i fabrikuar në një kompjuter,” shkruan Tad Friend i Nju Jorker. “Dy miliarderë të teknologjisë kanë shkuar aq larg, sa të angazhohen shkencërisht në mënyrë të fshehtë, për të punuar për të na e thyer këtë simulim”.

Friend nuk tregoi nëse z. Altman ishte një prej të dyve, ose kush mund të jenë këta njerëz. Një numër miliarderësh të spikatur të teknologjisë  kanë diskutuar idenë e simulimit – përfshirë Elon Musk, i cili ka përdorur pasurinë e tij për të financuar përpjekjet potencialisht të çuditshme në të kaluarën.

Musk foli në fillim të këtij viti, për faktin se ai beson që shansi që ne nuk jetojmë në një simulim kompjuterit është “një në një miliardë”. Ai tha se kishte arritur në këtë përfundim, pas një bisede në një vaskë të nxehtë, ku ishte nxjerrë në pah se teknologjia informatike ka përparuar kaq shpejt, sa që në një moment në të ardhmen do të bëhet e padallueshme nga jeta reale – dhe, nëse po, nuk ka asnjë arsye për të menduar se nuk e ka bërë tashmë, dhe se në fakt, pikërisht këtë gjë po përjetojmë.

Nëse nuk jetojmë në të vërtetë në një simulim, tha Musk, atëherë gjithë jeta njerëzore ndoshta do të përfundojë dhe kështu duhet të shpresojmë që ne po jetojmë në një të tillë. “Përndryshe, në qoftë se qytetërimi ndalon përparimin, atëherë kjo mund të jetë për shkak të ndonjë ngjarjeje katastrofike që frenon qytetërimin”, tha ai në konferencën “Recode”.

Z. Altman dukej se po bënte jehonë kësaj frike dhe i tha Nju Jorkerit, se ishte i shqetësuar për mënyrën se si, pajisjet që na rrethojnë, mund të çojnë në zhdukjen e të gjithë ndërgjegjes në univers. Ai tha se ndoshta skenari më i mirë për t’u marrë me këtë gjë, është një “bashkim” – kur truri dhe kompjuterat tanë bëhen një, ndoshta duke i ngarkuar trurin tonë në “cloud”.

“Këto telefona tashmë na kontrollojnë,” tha ai. “Bashkimi ka filluar – dhe një bashkim është skenari ynë më i mirë. Çdo version pa bashkim do të ketë konflikt: ne skllavërojmë Inteligjencën Artificiale, ose ajo na skllavëron ne. Ne duhet të rrisim një nivel më lartë qeniet njerëzore, sepse pasardhësit tanë ose do të pushtojnë galaktikën, ose do të shuajnë një herë e përgjithmonë ndërgjegjen në univers. A ka kohë më të bukur për të qenë gjallë?” / The Independent – Bota.al

Leave a Reply

Back to top button