Analiza

“Miliarderët janë të tmerruar, por nuk guxojnë të flasin”

putini 01Miliarderët janë të tmerruar nga ajo që mund të ndodhë, por janë edhe më të tmerruar nga frika se nëse flasin, Putin do i shkatërrojë. Kështu tha për Bloomberg, Igor Bunin, kreu i Qendrës për Teknologjinë Politike në Moskë. Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur Perëndimi po përgatit sanksione akoma më të ashpra për Moskën, pas rrëzimit të një avioni me pasagjerë në lindje të Ukrainës. “Elita ekonomike dhe ajo e biznesit është në horror. Askush nuk flet dot se kanë frikë nga hakmarrja. Çdo shenjë rebelimi dhe ata do ulen në gjunjë,” tha Bunin.

SHBA i ka vendosur edhe më parë sanksione kompanive dhe individëve rusë, por Britania dhe Holanda po bëjnë presion që BE të vendosë sanksione akoma më të ashpra pas rrëzimit të avionit të Malaysia Airlines.

Ekspertët besojnë se sanksionet e reja do e çojnë ekonominë 2 trilion dollarëshe të Rusisë drejt recesionit. Sanksionet e SHBA kanë nisur që të japin efekt që tani. OAO Novatek, një gjigand i prodhimit të gazit, në pronësi të mikut të Putin, Gennady Timchenko, pa se si vlera në treg iu ul me rreth 3 miliard dollarë pasi SHBA e ndaloi që të përdorë tregjet e saj të debitit.

Javën e shkuar Obama vendosi sanksione edhe ndaj prodhuesit të armëve Kallashnikov, çka solli një nxitim në SHBA për të blerë atë mall që kishte mbetur. Londra po bën presion që të shtohen sanksionet ndaj miqve të Putin. Ka spekulime se ndër personat e shënjestruar do jetë edhe Roman Abramovich, pronari i ekipit të Chelsea në Angli, por edhe Alisher Usmanov, aksioner tek Arsenal, me një pasuri të përllogaritet tek 11 miliardë sterlina.

Ndërkohë Rusia vazhdon t’ia hedhë fajin Ukrainës për rrëzimin e avionit. Një zyrtar i lartë ushtarak rus tha se një avion luftarak ukrainas ka fluturuar pranë avionit të Malaysia Airlines para rrëzimit. Ai tha se bëhet fjalë për një avion të tipit Su-25, në gjendje për të shkatërruar objektivt deri në një distancë prej 5 kilometrash. Sipas tij, avioni civil humbi shpejtësi tre minuta përpara rrëzimit. Rusia pretendon se diçka e tillë do verifikohet edhe nga kutitë e zeza, se përse avioni doli nga kursi. /TemA/

Leave a Reply

Back to top button