Covid19MAIN

Ministri i Shëndetësisë i Britanisë: “Astra/Zeneca, vaksinë e sigurt. Po shpëton jetë”

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock është përpjekur të sigurojë publikun se vaksina e koronavirusit Oxford/AstraZeneca është e sigurt, pasi disa kombe evropiane ndaluan shpërndarjen e saj.

Ai u tha televizioneve: “Vaksina Oxford / AstraZeneca është e sigurt, ne e dimë se mbi 10 milion njerëz e kanë marrë atë në këtë vend, dhe kjo është ajo që thotë rregullatori britanik por edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, e madje edhe rregullatori Evropian.

Ne i mbajmë nën shqyrtim efektet e këtyre vaksinave gjatë gjithë kohës dhe e dimë që vaksina Oxford/AstraZeneca po shpëton jetë në Mbretërinë e Bashkuar tani, kështu që nëse merrni një telefonatë, merrni vaksinën.”

I pyetur nëse ka pasur prova të njerëzve që refuzojnë vaksinën Oxford / AstraZeneca pas pezullimeve evropiane, Hancock shtoi: “Ne ende kemi një numër të madh të njerëzve të vaksinuar çdo ditë dhe në fakt numrat dje ishin një nga më të lartët që kemi parë.

Entuziazmi për marrjen e vaksinës është tepër i fortë dhe ne ende po e shohim atë”.

Back to top button