Analiza

Ministri i Jashtëm polak: Servilizmi ynë ndaj Amerikës, si seks oral

polRevista “Wprost” ndodhet tashmë në qendër të një skandali lidhur me regjistrimet e fshehta, që përfshinë qeverinë polake. Ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski i ka quajtur lidhjet e Polonisë me ShBA-në si “të dëmshme, pasi krijojnë një sens fals sigurie”, sipas regjistrimit të bërë publik.

Ai nuk e ka mohuar përdorimin e kësaj gjuhe. Sipas të dhënave të regjistrimeve, Sikorski i ka thënë ish-ministrit të Financave në Poloni se “aleanca polako-amerikane nuk ka ndonjë vlerë”.

Duke përdorur një gjuhë vulgare, ai e krahasoi servilizmin polak ndaj ShBA-ve si “seks oral”. Po ashtu, ai paralajmëroi se një pozicion i tillë do të shkaktonte “konflikte me gjermanët dhe rusët”. Në fjalët e tij, ai përdor terma që sugjerojnë ekzistencën e një mentaliteti skllavërie. Ai citohet sikur ka thënë se “problemi me Poloninë është krenaria boshe dhe vetëvlerësimi i ulët” dhe se polakët janë “lëpirës, vetëm lëpirës”. Më herët gjatë muajit, Sikorsi, një kritik konservativ ndaj Rusisë për sa i përket krizës aktuale në Ukrainë, u nominua nga qeveria polake për të zëvendësuar Baroneshën Ashton në postin e shefit të politikave të jashtme.

Baronesha Ashton do të largohet nga detyra në nëntor, por liderët e BE-së nuk kanë vendosur ende kush do ta zëvendësojë atë. Qeveria polake nuk do të komentojë për të dhënat e publikuara, derisa revista të bëjë publike transkriptet e plota. /shekulli/

Leave a Reply

Back to top button