Analiza

Miq dhe armiq. Boshti i çuditshëm mes Angelës dhe Matteos

++ Ue: fonti,incontro Renzi-Merkel,clima molto positivo ++Roma dhe Berlini, gjithnjë e më pranë dhe protagonistë. Hollande në hije

Ajo e konsideron një “kryeministër shumë të suksesshëm”. Ai ia kthen duke deklaruar se është ndër të parët që nuk e ka konsideruar si shtrigën e keqe, “fajtore për gjithçka”: mes Matteo Renzit dhe Angela Merkelit ka lindur pakëz feeling. Po krijohet një lloj “boshti i çuditshëm” për Europën, mes asaj që është konsideruar gjithmonë kampione e rreptësisë fiskale dhe kursimit dhe kryeministrit të ri italian – e cila në ditët e kaluara ajo e ka quajtur me shaka “Mr. 40%” – kampion i masave për rritjen ekonomike. Në një optikë të një vizioni të ri për Europën, ku protagonistët – Renzi e ka stigmatizuar sot në konferencë për shtyp – duhet të jenë ata që duan rritjen ekonomike, në respektim të marrëveshjeve. Kush “kërkon vetëm stabilitetin dhe jo rritjen ekonomike e shkel paktin, ashtu siç bën kush kërkon të kundërtën”.

Ndërkohë që Parisi, protagonist i përhershëm në marrëdhëniet e privilegjuara me Berlinin humbet lartësi në gjeometritë variabile të aleancave (Hollande, në vështirësi të mëdha politike, edhe dje e sot mbeti në hije të telekamerave dhe jo vetëm), Matteo dhe Angela duket se janë të destinuar për të qenë çifti i të ardhmes. Jo pa divergjenca. Si ajo e djeshmja, ku u panë në një diskutim shumë të ndezur, në mos tamam grindje, kur nga fjalët për hapje dhe fleksibilitet, u kalua tek “çfarë dhe kur”. Por pa përplasje të forta dhe pa ndarje – sot në mëngjes, të vetëdijshëm të dy se duhej ta mbyllnin ndeshjen (Renzi e kishte konsideruar të kushtëzuar ‘po’-në e tij për Junckerin, që u kërkua nga Frau Merkel), u ritakuan. U takuan pas një nate pothuajse grindjesh dhe u përpoqën të rigjejnë “klimën pozitive”, ku pati hapësirë edhe për batutat, me Renzin që bëri shaka kur pa xhaketën e Merkelit: vjollcë, ngjyra e Fiorentinës së tij. “Ka diskutime dhe përballje të përditshme”, ka thënë Kryeministri. Por ka nxituar të saktësojë se ai “konsiderohet ndër njerëzit që ka rinovuar politikën italiane, për arsye se pushoi së fajësuari Merkelin për gjithçka. Nëse Italia ka probleme, kjo vjen vetëm për fajin e saj, jo prej lideres gjermane, por prej liderit italian”.

Por gjithësesi nuk ka dashur të fshehë fërkimet. Si ai i mbrëmjes së djeshme kur “i thashë se nuk do të bënim siç bëri Berluskoni në 2003-shin, duke kërkuar tejkalimin e 3 përqindëshit: është një histori e vërtetë dhe që duhet kujtuar nëse shërben”, thotë Kryeministri.

Ka marrë fund koha e Romës që “shkon të kërkojë me kapelë në dorë”” “jemi një vend i madh, themelues, i japim Europës më shumë nga sa marrim dhe nuk kemi drojë kundrejt askujt”. Dhe kemi marrë më shumë vota se të gjithë në zgjedhjet për Parlamentin Europian, nuk përton të kujtojë Renzi. Fjalë mirëkuptimi nga kati përdhes i Justus Lipsius, që gjejnë një jehonë edhe në katin e sipërm, ku në po të njëjtat minuta, Frau Angela u flet gazetarëve. “Renzi është një kryeministër shumë i suksesshëm, më shpjegoi planin e tij të reformave brenda 1000 ditëve”. Karta që kryeministri luan në Europë për ë siguruar më shumë fleksibilitet dhe mbi të cilën, ndoshta këtë natë ka bindur Frau Merkelin, duka ia lënë kronikës së djeshme momentet e tensionit. /Ansa.it/

 

Leave a Reply

Back to top button