Histori

Misioni Tizard: Winston Churchill i dërgon një “letër dashurie“ Amerikës

Seria: LUFTA E DYTE BOTERORE: Misionet që kthyen “peshoren” e luftës

Data: Shtator 1940

Objektivi: Bashkëpunimi shkencor dhe teknik me SHBA, me qëllim që të vazhdojë ndihmën e saj për Britaninë.

Palët ndërluftuese: Henry tizard, pjesëtarë të ushtrisë britanike dhe komuniteti shkencor

Skena: Territori i SHBA

Cili ishte Henry Tizard? Hentry Tizard (1885-1959( ishte një shkencëtar, pilot, pjesëtar i Royal Society dhe në karrierën e tij ai punoi për RAF, Shell, Ministrinë dhe Municioneve dhe Uinston Churchillin si këshilltar shkencor. Tizard mori dekoratën e Kalorësit në 1927, pastaj sërish në 1937 dhe së fundmi n 1949 kur mori Kryqin e Madh të Kalorësit, dekoratën më të lartë. Pas Luftës së Dytë Botërore, ai u bë kryekëshilltari shkencor i Britanisë, dhe mes projekteve të tjerë u përfshi edhe në investigimin e UFO-ve dhe kërkimet për shpëlarjen e trurit në CIA.

Jo çdo mision i fshehtë që u krye gjatë luftës kish në qendër ushtarë të patrembur që kryenin akte heroizmi nën mbulesën e errësirës; edhe njerëzit me kostume dhe shkencëtarët kishin një rol për të luajtur.

Një mision i tillë do të kishte pasoja shumë të rëndësishme për pozitën e Britanisë në botën industriale të pasluftës, një mision në të cilin Uinston Churchilli i dhuroi Shteteve të Bashkuara disa prej teknologjive më të përparuara që zotëronte Britania. Në këmbim, SHBA do të ofronte të gjithë peshën e saj industriale për kauzën e Britanisë.

Churchilli dërgoi Henry Tizardin, bashkë me një numër shkencëtarësh dhe inxhinierësh të tjerë, në këtë mision. Ata morën me vete avionët dhe teknologjinë më të përparuar të aviacionit që kish parë ndonjëherë bota: Projektet e Frank Uhittle për motorrin e parë të një avioni; planet për një bombë atomike dhe, ndoshta më e rëndësishmja, dicka që quhej magnetron, që është një komponent kyc për radarët dhe që mund të gjendet sot tek mikrovalat (nëse po vrisni mendjen, është ajo pjesë që gjeneron mikrovalën).

Kaq të cmuar ishin dokumentat dhe prototipet që ata morën, saqë u futën në një valixhe e cila ishte projektuar të fundosej në rast se anija e tyre sulmohej nga ndonjë U-boat e gjermanëve. Misioni ishte një sukses afatshkurtër – në të vërtetë SHBA i erdhi në ndihmë Britanisë. Por, në terma afatgjatë, Britania pagoi një çmim të lartë, dhe me teknologjinë e Tizard, SHBA i mori udhëheqjen Britanisë sa i përket prodhimit të avionëve, dhe që atëherë, nuk e ka lënë kryesimin.

Në fakt, nuk është se mund të fajësohet Churchilli që i dorëzoi gjithë këto plane, në një moment kur makineria luftarake e Gjermanisë kërcënonte me pushtim për çdo ditë.

Rezultati: Sukses. Ndërkohë që misioni ishte një sukses, teknologjia e fshehtë i ofroi një shtytje shumë të madhe industrisë amerikane të aviacionit në periudhën e pasluftës. Ndërkohë, industria e Britanisë pësoi zbehje. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button