Horizonti.al

Mistere arkeologjike që mund të mos i zgjidhim kurrë: Liber Linteus Zagrabiensis

Screen Shot 2016-07-09 at 09.37.28Libri i Zagrebit është teksti më i gjatë i shkruar në gjuhën etruske. Kjo gjuhë kishte një ndikim të madh pasi pati shumë ndikim edhe tek latinishtja, por në ditët e sotme, kryesisht ajo ka humbur. Vetëm disa dokumente të lashta e shfaqin atë, të përmbledhur në libra voluminozë ‘Liber Linteus’ që janë ende të papërkthyera.

Nga ajo që mund të nxirret nga libri, duket të jetë një kalendar ritual, edhe pse fillimisht qe menduar për detajet e ritualeve të varrimit. Është e habitshme se si Liber Linteus ka arritur të mbijetojë gjithë këtë kohë, megjithëse i përkasin shekullit III Para Krishtit. Është jashtëzakonisht e pazakontë që libra të tillë të mbijetojnë aq gjatë – por Liber Linteus nuk ishte një libër i zakonshëm. Ai mbijetoi sepse ishte ripërdorur. Libri u pre në copa dhe përdor nga egjiptianët e lashtë për të realizuar një mumje. Kjo do të thotë se ‘Liber Linteus ‘ishte ruajtur në gjendje të mirë, por mbeti i pastudiuar për një periudhë të gjatë kohore. Edhe kur u zbulua, shumica e njerëzve që e panë supozuan thjesht se teksti ishte egjiptian. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button