Horizonti.al

Mistere arkeologjike që mund të mos zgjidhen kurrë: Pllaka Emerald

Screen Shot 2016-07-10 at 08.23.10Pllaka Emerald mbetet çështje më misterioze në këtë listë për shkak se, ndryshe nga të tjerat, ajo nuk ekziston më. Ne nuk dimë autorin, origjinën apo vendndodhjen e saj. Ne s’dimë madje saktësisht as edhe sesi dukej ajo. Gjithçka që njohim, është se përmendja e parë e dokumentuar e Pllakës Emerald daton në një libër të vjetër arab, diku ndërmjet shekujve VI-VIII.

Përkthimet e hershme arabe, pretendojnë se teksti origjinal ishte në gjuhën e lashtë siriake. Përkthimi i parë latin i tekstit u shfaq në shekullin XII-të, dhe që nga ajo kohë janë kryer përkthime të tjera (duke përfshirë një variant nga Sër Isak Njutoni).

Teksti është konsideruar si dokumenti më i rëndësishëm në fushën e alkimisë. Ai çmohej nga alkimistët, pasi pretendohej se jepte informacione mbi gurin filozofik, një substancë që pretendohej se ishte në gjendje të kthente metalet bazikë në ar. Por, pavarësisht kësaj, askush nuk e ka përdorur me sukses Pllakën Emerald për të arritur arritur këtë gjë./bota.al

Leave a Reply

Back to top button