Horizonti.al

Mistere intrigues të Arktikut: Inventio Fortunata

screen-shot-2016-10-19-at-10-30-24

Në shekullin XIV-të, dikush shkroi një katalog udhëtimi të quajtur Inventio Fortunata ( “Zbulimi i Fortunata-s”), e cila supozohet të përshkruajë një udhëtim në veriun e largët nga një prift françeskan prej Oksfordi. Libri iu prezantua kurorës mbretërore angleze në vitin 1360, por humbi në një moment në shekullin XIV. Një hollandez i quajtur Jakobus Snojen përfshiu pjesën më të madhe të informacionit nga “Inventio Fortunata” në librin e vet të udhëtimit, por edhe ky i fundit humbi.

Fatmirësisht, version i Snojen u citua gjerësisht në një letër nga hartografi flamand, Gerard Merkator, drejtuar  oborrtarit dhe alkimistit anglez Xhon Di. Në këtë letër, Merkator përfshin “fjalë për fjalë çdo gjë që kam kopjuar nga libri i Snojen vite më parë”, prandaj mund të jemi mjaft të sigurtë që kemi një version të saktë të përshkrimit të Artikut nga “Inventio Fortunata”: Në mes të katër vendeve gjendet një vorbull e madhe, në të cilën zbrazen këto katër dete që ndajnë Veriun. Dhe uji sillet vërdallë dhe zbret nën Tokë si të ishte duke u derdhur nëpërmjet një gypi. Kjo është katër gradë e gjerë nga të gjitha anët e Polit, domethënë 8 gradë në total. Me përjashtim të kësaj, fiks nën Pol qëndron një shkëmb i zhveshur në mes të detit. Perimetri i tij është thuajse 33 milje, dhe është i gjithi një gur magnetik.

“Inventio Fortunata” qe jashtëzakonisht me ndikim në përshkrimet bashkëkohore evropiane të Polit, ku shpesh shkëmbi gjigand magnetik referohej si një busull që tregonte veriun. Njohja e Arktikut ishte e paqartë gjatë asaj periudhe, deri në pikën që një ishull misterioz i njohur si Frisland, përshkruhej shpesh në mes Islandës dhe Groenlandës, ndoshta për shkak se lunduresit veneciane të shekullit XIV, hodhën aksidentalisht dy herë në hartë brigjet e Islandës.

U desh të vinte shekulli XVII, që ndikimi i “Inventio Fortunata-s” më në fund të zhdukej nga harta e Arktikut. Çuditërisht, askush nuk duket se e di në fakt se kush e ka shkruar, edhe pse Di besonte se ishte matematikani Nikolas nga Lin. Të tjerë besojnë se idetë e shprehura në libër, tregojnë ndikimin e eksploratorëve skandinavë dhe mitologjisë, teksa vorbulla gjigante duket e ngjashme me humnerën e madhe Ginungagap, për të cilin vikingët besonin se formonte kufirin e oqeaneve. / bota.al

Leave a Reply

Back to top button