Enciklopedike

MISTERET BIBLIKE / Vendi i kryqëzimit

Screen Shot 2015-06-19 at 20.27.38

Testamenti i Ri e quan Kryqëzimin si momentin më të rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Edhe nëse nuk je besimtar, mund ta shohësh lehtësisht se si e ndryshoi ai botën. Atëherë, ku ndodhi kjo ngjarje tronditëse dhe epokale, me një rëndësi të paimagjinueshme? Pikërisht: Nuk e dimë!

Bibla e thotë në mënyrë shumë specifike se Kryqëzimi ndodhi në Golgotë, një prej kodrave jashtë Jeruzalemit. Eshtë një prej pak detajeve për të cilin të gjithë Ungjijtë bien dakord. Ne e dimë që Golgota njihej gjithashtu si Kalvari, një fjalë që do të thotë “kafkë”. Përtej kësaj, ka vetëm hamendësime. Studiuesit modernë mendojnë se Kalvari i Gordonit – një kodrinë e vogël në formë kafke pranë Jeruzalemit të sotëm – është një vend i mundshëm. por po kështu është edhe vendi që Kristianët e nderojnë, Kisha e Varrit të Shenjtë.

Të dy këta vende janë zgjedhur për shkak të afërsisë me varre të lashtë. Ndërkohë që një tjetër shkollë mendimi sugjeron që romakët lejonin që viktimat e kryqëzimit të varroseshin në varre të cekët. Nëse është e vërtetë, Kryqëzimi mund të ketë ndodhur në qindra vende të panjohur. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button