Enciklopedike

MISTERET BIBLIKE / Vitet e munguar të Jezusit

Screen Shot 2015-06-19 at 20.19.52

Askush nuk e ka patur kaq shumë të analizuar historinë e jetës, sa Jezusi. Pothuajse cdo moment në ekzistencën e Krishtit është studiuar nga akademikë dhe është interpretuar e riinterpretuar. Megjithatë, ka ende disa boshllëqe të mëdhenj në dijet tona, si për shembull cfarë bëri Jezusi mes moshës 12 dhe 30 vjec.

Në vijim të historisë së lindjes dhe viteve të parë të jetës së Jezusit, Ungjijtë janë cuditërisht të heshtur sa i përket një pjese të madhe të personazhit të tyre kryesor. Ne nuk e kemi idenë se cfarë ka bërë Jezusi gjatë adoleshencës dhe rinisë së hershme. Kjo mungesë informacioni është kaq e madhe, saqë janë shkruajtur qindra libra për këtë temë, të gjithë me teoritë e tyre të vecanta. Ka spekulime se Ai vizitoi Anglinë, kaloi kohë në shkretëtirë, apo mori dhe ekuivalentin e lashtë të një viti pushim dhe shkoi në Indi. Nga ana tjetër, ai mund të ketë qëndruar thjeshtë në Galile, duke punuar si marangoz. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button