Enciklopedike

MISTERET E BIBLES / 3. Pasuria e humbur e Ofirit

Screen Shot 2015-06-18 at 21.46.12

Testamenti i Vjetër është i mbushur me rajone dhe qytete që kanë humbur për dijen njerëzore, por asnjëri prej tyre nuk është ndoshta aq intrigues sa Ofiri. I përmendur disa herë tek Zanafilla, Jobi, Mbretërit dhe Isajah, ai është ekuivalenti biblik i El Dorados – një vend absolutisht i mbushur me flori.

Jo vetëm flori, por edhe argjend, fildish dhe gurë të cmuar, për të mos përmendur pallonjtë luksozë që mbushnin vendin. Sipas të gjithë rrëfimeve, ai ishte një vend me pasuri fantastike, një rajon me pothuaj pa të ngjashëm sa i përket të mirave që mund të ofronte për një mbret biblik. Dhe vendndodhja e tij është një mister i plotë.

Vetë Bibla duket se sugjeron që ky vend ndodhej në Gadishullin Arabik, por tashmë kjo duket e pagjasë. Studiuesit modernë mendojnë se ndodhej ose në Afrikën Lindore – ndoshta në zonën e Somalisë – ose në Indi. prania e pallonjve duket se shkon në favor të hipotezës së Indisë, ndërkohë që prania e fildishit është më shumë në linjë me përshkrimet bashkëkohorë të vendeve të tregtisë në Afrikë. Por, mund të tjetë edhe në një vend krejt tjetër. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button