Enciklopedike

MISTERET E BIBLES / Kuptimi i Mijëvjeçarit

Screen Shot 2015-06-18 at 22.20.30

Në Librin e Apokalipsit (i njohur gjithashtu si Zbulesa), autori përmend në mënyrë shumë specifike një periudhë prej 1000 vite, njohur si Mijëvjeçari, kur Jezusi do të mbretërojë mbi Tokë. Tingëllon diçka e drejtpërdrejtë, apo jo? Nuk është aspak. Studiuesit modernë janë krejtësisht të ndarë për gjithçka që ka të bëjë me Mijëvjeçarin – duke përfshirë edhe se sa do të zgjasë ai.

Për disa, Mijëvjeçari është fjalë për fjalë ajoq ë dëgjohet: koha e Ardhjes së Dytë të Jezusit, kur Ai do të sundojë fizikisht për 1000 vite. Të tjerë pretendojnë se është momenti i ringjalljes, që zgjat për një kohë të papërcaktuar, ndërkohë që të tjerë akoma e shohin të gjithë këtë si një metaforë të madhe për shumicën e njerëzimit të konvertuar në kristianizëm. Duke patur parasysh që është pjesë e Librit shumë konfuz të Apokalipsit, një shtresë tjetër pasigurie shfaqet sepse disa njerëz mendojnë se është ende për të ardhur, ndërkohë që të tjerë thonë se ka ndodhur tashmë. /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button