Edhe ata më pak fetaret ndër ne, e dinë se Mali Ararat në Turqi ishte vendi i fundit ku ngeci Arka e Noes. Por në të vërtetë nuk ka arsye të mendojmë kështu. Ndonëse Bibla e përmend në mënyrë specifike vendin ku u ndal Arka, ai vend specifik është Urartu, një mbretëri e lashtë në Turqinë lindore. Dhe ndonëse ajo mund të përfshijë Araratin, asociimi nuk është bërë deri në shekullin 10 para Krishtit, më shumë se 1000 vite pas përmbytjes së madhe.
Duke qenë se nuk ka prova për ndonjë përmbytje të madhe që ka prekur ndonjëherë Turqinë, ne nuk e kemi idenë se ku erdhi e u ndal Arka. Eshtë e sigurtë që mund të jetë në brendsi të kufijve të Urartusë së lashtë, por ajo përfshin hapësira të mëdha të Turqisë, Armenisë dhe Iranit dhe përfshin shumë vargmale. Falë kohës së madhe që ka kaluar që nga shkrimi i Zanafillës, ka dyshime nëse do të jemi ndonjëherë në gjendje të gjejmë vendndodhjen që kishte në mendje autori. /Bota.al