Horizonti.al

Misteret e déjà vu-së: Teoria e hologramit

Screen Shot 2016-06-22 at 09.36.11Teoria e hologramit, është ideja se kujtimet tona janë formuar si imazhe tre-dimensionale, që do të thotë se ata kanë një kornizë dhe një rrjet të strukturuar brenda tyre. Kjo teori, e propozuar nga Hermon Sno, tregon se i gjithë krijimi i një kujtimi, mund të rindërtohet nga një element.

Prandaj, në qoftë se një stimul në mjedisin tuaj (një zë, aromë, etj) ju kujton një moment të mëparshëm që ju keni përjetuar, e gjithë kujtesa mund krijohet në mendjen tuaj, si një hologram.

Kjo shpjegon déjà vu-në, duke sugjeruar se atëherë kur diçka në mjedisin aktual na kujton të kaluarën tonë, truri ynë bën një lidhje me një ngjarje të së shkuarës dhe prodhon “hologramin” e kujtesës, për të na bërë të kemi ndjesinë sikur po e përjetojmë sërish.

Arsyeja përse ne nuk e njohim më kujtimin, pas momentit të déjà vu-së është se stimuli i cili shkaktoi kujtimin holografik, është i panjohshëm nga perceptimi ynë në gjendje të vetëdijshme. Ju mund të përjetoni déjà-në kur merrni në dorë një kanaçe, sepse ndjesia e prekjes së metalit është e njëjtë me ndjesinë që kishit dikur, kur ecnit, për shembull, me biçikletë. /bota.al

Leave a Reply

Back to top button