Horizonti.al

Misteret e mëdha të Tokës: A do të parashikojmë ndonjëherë tërmetet?

Screen Shot 2016-06-13 at 11.56.10Në rastin më të mirë, modelet statistikore mund të ofrojnë një ide për probabilitetin e tërmeteve në të ardhmen, ngjashëm me ekspertët e motit që lajmërojnë për shiun që po vjen. Por kjo nuk i ka ndaluar njerëzit të përpiqen të parashikojnë se kur do të godasë tërmeti i radhës – pa sukses. Edhe eksperimenti më i madh gaboi me 12 vite, kur gjeologët parashikuan një tërmet në Parkfield, Kaliforni, deri në 1994, dhe vendosën instrumenta për të kapur dridhjet. Tërmeti ndodhi në 2004. Një prej pengesave më të mëdha është se jeologët ende nuk kuptojnë përse tërmetet nisin dhe ndalen. Por ka patur përparime në parashikimin e tronditjeve pas tërmetit si dhe tërmetet e shkaktuara nga njeriu, si ata që lidhen me puset e injektimit të ujërave (sidomos në fracking)./bota.al

Leave a Reply

Back to top button