Horizonti.al

Misteret e Partenonit

Screen Shot 2016-03-19 at 21.45.17

Partenoni është një prej strukturave ikonë dhe më të vlerësuara të qytetërimit perëndimor, por ka shumë mistere që e rrethojnë atë. Për shembull, si ia dolën në Athinën e lashtë të mbartnin gjithë atë mermer nga Mali Pentelik dhe të ndërtonin atë kryevepër, me mjete primitive dhe burimet që kishin në dispozicion në atë kohë?

Si mundën ata të arrinën një ekuilibër të tillë si dhe përmasa pa asnjë të metë? Si arritën të konceptonin dhe më pas të formonin elementë të tillë vizualë kaq të përsosur? Si mundën punëtorët ta punojnë me kaq precizion, ndonjëherë me një saktësi deri në fraksione të milimetrit (edhe atje ku kompjuterët modernë dështojnë), pa ndihmën e teknologjisë? pas 2500 vitesh, ne ende nuk e dimë përgjigjen e gjithë këtyre pyetjeve…/bota.al

Leave a Reply

Back to top button