Horizonti.al

Misteret e pazgjidhur të historisë: Dorëshkrimi i Voynichit

voynich

Ky dokument mori emrin e polakut të dhënë pas antikuareve, Uilfried M. Voynich. Ai e zbuloi dorëshkrimin në vitin 1912 në një manastir në Itali. Eshtë një libër me figura të çuditshme dhe në një gjuhë të panjohur dhe të padeshifrueshme. Vlerësohet se është shkruajtur mes 400 deri 800 vjet më parë, nga një autor anonim që ka përdorur një kod të panjohur.

Dihet që dorëshkrimi ka qenë një manual farmakologjik, pasi duket se paraqet disa metoda të hershme mjekësore. Ai përmban edhe një hartë kozmologjike. Megjithatë, ai përmban bimë të paidentifikuara, grafikë kozmologjikë të panjohur dhe fotografi të grave lakuriqe me një lëng të çuditshëm ngjyrë të gjelbër.

Shumë kriptanalistë janë përpjekur të përkthejnë Dorëshkrimin e Voynichit, por asnjë s’ia ka dalë. Disa mendojnë se dokumenti është një rreng i qëllimshëm, se fjalët janë rastësore e të pakuptimta, dhe që pamjet janë produkt i fantazisë.

Dokumenti ndodhet aktualisht në Librarinë e Librave të Rralë në Universitetin e Yale. Deri tani, askush nuk ka deshifruar ndonjë fjalë prej tij./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button