Horizonti.al

Misteret e pazgjidhura nga kohët e lashta: Gjurma në “Antelope Springs”

Screen Shot 2015-12-06 at 22.17.22

Në 1 qershor të vitit 1968, gjahtari amator i fosileve Uilliam J. Majster u nis së bashku me familjen e tij në një udhëtim në “Antelope Springs”. Majsteri s’mundi të merrte dot me vete xhaketën e tij që e përdorte për gjuetinë e fosileve, e megjithatë ai sërish shkoi në kërkim të fosileve trilobite. Ai gjeti një fosil të ngjashëm me atë të një gjurme këpuce, ku gjurma e thembrës ishte më e thellë, sesa pjesa tjetër të këmbës.

Nën gjurmë, ai gjeti dy fosile trilobite. Majsteri mendoi menjëherë se personi që kishte veshur këpucë kishte shkelur mbi fosil. Pasi e çoi për studim, Majster dhe hulumtuesit e tjerë e përcaktuan fosilin thuajse 600 milionë vjet të vjetër, dhe konstatuan se është e mundur që ai të jetë formuar në epokën e mesme Kambriane të shistit argjilor.

Kur ata eksploruan zonën, zbuluan pllaka rëre, të cilat një herë e një kohë kishin formuar një zonë të tërë. Megjithatë, mbetet mister se ndërsa gjurma e këpucës tregon qartë dikë në këmbë duke shkelur trilobitet, nuk ka asnjë prove që dëshmon për ndonjë ndonjë presion shtypës mbi vetë objektin. Gjithashtu, trilobitet ishin krijesa detare, që do të thotë se kushdo që krijoi gjurmën e këpucës, kishte hyrë në zonën e tyre. Se pse, këtë nuk e di askush./Bota.al

Leave a Reply

Back to top button