Horizonti.al

Misteret e pazgjidhura nga kohët e lashta: Pishtarët që digjen papushim

Screen Shot 2015-12-03 at 22.24.01

Pishtarë që vazhdojnë të digjen pa përdorimin e ndonjë lënde djegëse, u zbuluan në të gjithë botën gjatë Mesjetës. Ato ishin të vulosura në varre, për t’i siguruar të ndjerit dritë gjatë rrugëtimit të tij për në botën e përtejme. Disa nga këto varre u hapën shumë vite më vonë, dhe pishtarët ishin ende duke u djegur.

Supersticiozët u tmerruan nga kjo dukuri, duke shkatërruar çdo pishtar që ata gjenin. Njerëzit akuzuan priftërinjtë pagane për magji. Të tjerët thjesht refuzuan të besojnë, se një pishtar mund të digjet për një periudhë të pacaktuar kohore. Shumica dërrmuese, pohoi se përgjegjës ishte Djalli.

U përhapën ndërkaq spekullime, se komunitetet hebraike kishin zbuluar dhe ruajtur atë që sot njihet si energjia elektrike. Sipas legjendës, një rabin francez i quajtur Jechiele, zotëronte një llambë që mund të ndizej në vetvete, pa karburant apo fitil. Sipas kësaj historie, Jechiele shpiku një buton të veçantë që do të shkarkonte rrymë elektrike dorezës së derës metalike. Nëse dikush e prekte atë dorezë në të njëjtën kohë që rabini prekte gozhdën, personi do të merrte një goditje të dyfishtë.

Edhe pse energjia elektrike është diçka e e zakonshme në ditët e sotme, të gjithë ata që janë përpjekur të prodhojnë llambat që punojnë gjatë gjithë kohës kanë dështuar. Prandaj, mbetet pyetja: Si ato llamba qenë në gjendje të qëndronin ndezur për qindra vjet, pa asnjë lëndë djegëse? /Bota.al

Leave a Reply

Back to top button